Kanë kaluar 6 ditë që nga hyrja e talibanëve në kryeqytetin afgan, ndërsa situata në vend paraqitet e rënduar me mijëra njerëz, që kërkojnë të arratisen nga vendi, për t'i shpëtuar talibanëve.
Gra, intelektualë dhe persona që kanë bashkëpunuar me NATO-n dhe perëndimin janë shënjestra e talibanëve.
Një mësuese ka folur për BBC sot dhe ka thënë se është fshehur nga frika e talibanëve.
Fundjava e nxehtë, temperaturat ulen në ditët e fundit të gushtit
"Jemi bllokuar në shtëpi. Ne jemi si të burgosura. Ne nuk mund të dalim jashtë. Ne nuk mund të shkojmë në banka, spitale, universitete, shkolla, gjithçka është mbyllur.
"Unë kisha një punë, do të shkoja në universitet, por ata mbyllën gjithçka, kështu që tani jam në shtëpi dhe është shumë e vështirë për mua."
E pyetur se si është për gratë që vendosin të largohen nga shtëpia dhe të dalin në rrugë, ajo tha se talibanët i bërtitën shoqes së saj që doli në Kabul .
Mekel i kërkon lirimin e opozitarit rus Navalny, Putin e 'refuzon' dhe i dhuron buqetën me lule
Ata po e pyesnin pse ishte jashtë pa bashkëshort, baba apo vëlla dhe pse nuk po mbante burkën e plotë, tha ajo. Duke parë të ardhmen, ajo tha se është sikur të jenë kthyer përsëri në vitin 2001 dhe pret që gjërat të përkeqësoheshin.
"Jam e shqetësuar për qëllimet, ëndrrat dhe ambiciet e mia, mendoj se gjithçka ka përfunduar."