Pse Amerika dështoi në Afganistan

Saturday, 28 August 2021 12:25

 

Nga Henry Kissinger, The Economist

Marrja e kontrollit të Afganistanit nga talibanët ka si shqetësim kryesor shpërnguljen e dhjetëra mijëra amerikanëve, aleatëve dhe afganëve të mbetur në të gjithë vendin. Shpëtimi i tyre duhet të jetë prioriteti ynë kryesor. Megjithatë, shqetësimi më thelbësor është se si lëvizi vetë Amerika për t’u tërhequr, duke marrë një vendim pa asnjë paralajmërim apo konsultim me aleatët apo me njerëzit e përfshirë direkt në 20 vjet sakrifica. Dhe pse sfida bazike në Afganistan është perceptuar dhe përcjellë publikut si një zgjidhjet midis kontrollit të plotë mbi Afganistanin dhe tërheqjes së plotë.

Një çështje e rëndësishme ka përshkuar me vendosmëri përpjekjet tona ushtarake nga Vietnami në Irak për më tepër se një brez. Kur SHBA rrezikon jetën e ushtarëve të saj, vë në lojë prestigjin dhe përfshin vende të tjera, kjo duhet bërë mbi bazën e kombinimit të objektivave strategjikë dhe politikë. Strategjikë, për të bërë të qarta rrethanat për të cilat luftojmë; politikë, për të përcaktuar kuadrin qeveritar për mbështetur atë çka rezulton si brenda vendit dhe jashtë.

 

 

SHBA ka shkatërruar veten në përpjekjet e saj luftarake për shkak të paaftësisë për të përcaktuar objektiva real dhe për t’i lidhur ato në një mënyrë që mund të mbrohet nga procesi politik amerikan. Objektivat ushtarakë kanë qenë tepër absolutë e të paarritshëm dhe ato politikë tepër abstraktë dhe eluzivë. Dështimi për t’i lidhur me njëri-tjetrin e ka përfshirë Amerikë në konflikte pa pika terminale të përcaktueshme dhe na ka shkaktuar brenda vendit mbytjen e synimeve të përbashkët në një kënetë polemikash të brendshme.
Ne hymë në Afganistan midis përkrahjes së gjerë nga publiku në përgjigje të sulmeve të al-Qaedës kundër Amerikës, të nisura nga Afganistani i kontrolluar prej talibanëve.

 

Fushata fillestare ushtarake u krye me efektivitet të madh. Talibanët mbijetuan kryesisht në streha pakistaneze, prej nga drejtonin revolta në Afganistan, me ndihmën e disa prej autoriteteve pakistaneze.

Por ndërsa talibanët largoheshin nga vendi, ne e humbëm fokusin strategjik. Ne bindëm veten se rikrijimi i bazave të terrorizmit mund të parandalohej vetëm duke shndërruar Afganistanin në një shtet modern me institucione demokratike dhe me një qeveri që qeveris në mënyrë kushtetuese. Një sipërmarrje e tillë nuk mund të kishte asnjë afat kohor të pajtueshëm me proceset politike amerikane. Më 2010, në një op-ed në përgjigje të shtimit të trupave, paralajmërova kundër një procesi të tejzgjatur dhe ndërhyrës sa që mund t’i kthente kundër vetes edhe afganët jo xhihadistë.

Sepse Afganistani nuk ka qenë kurrë një shtet modern. Të qenit shtet presupozon një sens obligimi të përbashkët dhe centralizim të autoritetit. Toka afgane, e pasur në shumë elementë, këto nuk i ka. Ndërtimi i një shteti modern demokratik në Afganistan, ku autoriteti i qeverisë të sundojë në mënyrë uniformë në gjithë vendin nënkupton një kuadër kohor prej shumë vitesh, madje dekadash; e kjo shkon kundër thelbit gjeografik dhe etnoreligjioz të vendit. Ishte pikërisht fraksionimi i Afganistanit, pamundësia dhe mungesa e autoritetit qendror, mbi të gjitha, që e bënë atë një bazë tërheqëse për rrjetet terroriste

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...