Presidenti i SHBA Joe Biden paralajmëroi të shtunën se një sulm tjetër terrorist në aeroportin e Kabulit në ditët në vijim ishte ‘shumë i mundshëm’, ndërsa premtoi se sulmi hakmarrës amerikan për sulmin vetëvrasës të së enjtes nuk do të ishte i fundit.
Paralajmërimi ishte një tjetër shenjë e situatës kaotike dhe të rrezikshme pasi SHBA po përpiqet të tërhiqë amerikanët dhe afganët e mbetur nga Afganistani i kontrolluar nga talebanët para afatit të fundit të lënë që është 31 gushti.
Sulmi vetëvrasës i militantëve të Shtetit Islamik që vrau mbi 160 njerëz jashtë aeroportit të Kabulit këtë javë ka sjellë ankth të mëtejshëm në vend dhe ka penguar përpjekjet e evakuimit.
Në një deklaratë, Biden tha se një sulm tjetër ishte ‘shumë i mundshëm’ në 24-36 orët e ardhshme. Ai shtoi se ai kishte udhëzuar ushtrinë amerikane që ‘të mbrojë burrat dhe gratë tona në terren’.
Ai tha gjithashtu tha se sulmi amerikan me dron gjatë të premtes, i cili vrau dy militantë të ISIS, ‘nuk ishte i fundit’.
‘Ne do të vazhdojmë të qëllojmë çdo person të përfshirë në atë sulm të urryer dhe t'i bëjmë ata të paguajnë,’ tha ai në një deklaratë. ‘Sa herë që dikush kërkon të dëmtojë Shtetet e Bashkuara ose të sulmojë trupat tanë, ne do të përgjigjemi. Kjo nuk do të jetë kurrë në dyshim.’
Image
Shumë vende po tërhiqnin trupat e tyre nga Afganistani. Franca përfundoi përpjekjet e saj të Premten dhe evakuimi britanik i qytetarëve të saj përfundon sot, sipas Nick Carter, shefi i shtabit të mbrojtjes, i cili foli për Radio 4 të BBC.