Njoftoi George Bush për sulmet e 11 shtatorit/ Andrew Card bën rrëfimin e rrallë: Ishte lajmi që e bëri president, nuk shfaqi aspak frikë dhe vazhdoi t’u lexonte librin fëmijëve

Saturday, 11 September 2021 13:47

 

Në një rrëfim të rrallë në 20-vjetorin e sulmit terrorist në SHBA, Andrew Card njeriu që kishte përgjegjësinë për t’i dhënë ish-presidentit Bush lajmin, tregon se për përgjegjësinë e madhe që kishte.

Më 11 shtator 2001, Andrew Card i tha ish-presidentit amerikan, George W. Bush se atë ditë kishte ndodhur një sulm terrorist që do të ndryshonte botën.

 

Card ishte shefi i zyrës së Bushit dhe kishte përgjegjësinë t’ia komunikonte lajmin se çfarë po ndodhte. Ai e bëri këtë në një kohë kur presidenti po vizitonte një shkollë fillore në Florida.

 

Atëherë Bush ishte ulur në klasë duke lexuar një libër për fëmijët.

“Mendova për atë që do të thosha, dhe pastaj hapa derën, iu afrova presidentit dhe i pëshpërita në veshin e djathtë, ‘Një aeroplan tjetër goditi një kullë tjetër. Amerika është duke u sulmuar’. Unë shikova presidentin dhe sinqerisht mendoj se ai në ato momente po mendonte për barrën që mori përsipër duke bërë betimin presidencial. Unë do të thoja se ishte momenti kur ai u bë president”, tha ai.

 

Bush vazhdoi të lexonte librin dhe Cardit i bëri përshtypje se presidenti nuk kishte bërë asgjë që mund të shkaktonte frikë tek studentët.

“Ai nuk shfaqi frikë as para mediave, e cila do të të kënaqte terroristët në të gjithë botën”, shtoi ai. Card beson se SHBA ka harruar atë që mësoi nga ky sulm

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...