Departamenti i Shtetit ka urdhëruar personelin e ambasadës që jeton në Ukrainë të fillojë evakuimin e shpejtë që të hënën.
Departamenti pritet gjithashtu t'u thotë amerikanëve që jetojnë në Ukrainë, se javën e ardhshme duhet të largohen përmes fluturimeve komerciale, raporton DailyMail.
Urdhri vjen pasi Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov u takuan të premten në Gjenevë për bisedime të vështira mbi krizën në Ukrainë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka parashikuar një luftë "në shkallë të gjerë" me Rusinë nëse superfuqia përpiqet të pushtojë qytetin industrial të Kharkiv-it, i cili ai beson se është një objektiv për shkak të popullsisë së tij të madhe rusisht-folëse.
Në një përpjekje për të parandaluar një luftë të afërt me Ukrainën, Blinken tha se nuk kishte 'asnjë përparim' në bisedimet me ish-rivalin e Shteteve të Bashkuara të Luftës së Ftohtë