Rusia, Ukraina dhe e ardhmja e NATO-s

Diel, 13 February 2022 14:15

 

Nga Keith Kellogg “Fox News”

Unë mbështet plotësisht doktrinën “Amerika e Para”. Ndërsa ky slogan nuk bazohet vetëm tek gjithçka amerikane, ka si prioritet çështjet, politikat dhe përpjekjet, që i shërbejnë më së miri popullit amerikan. Ka shumë konservatorë që nuk pajtohen me këtë qasje, dhe janë shumë më të prirur të mbrojnë një qëndrim ndërhyrës, duke e parë Amerikën si “xhandarin” e botës.

Dy javët e fundit, e kanë bërë gjithnjë e më të qartë se kush i përket cilit kamp. Unë besoj se kriza e Ukrainës, duhet të jetë në thelb një çështje evropiane, dhe ne amerikanët duhet të refuzojmë rreptësisht që t’u biem daulleve të luftës, apo gjithçka tjetër që kërkon përshkallëzimi i një krize.

Ata që besojnë të kundërtën dhe e mbrojnë përfshirjen e Amerikës në këtë krizë, citojnë shkeljen e demokracisë dhe përmendin NATO-n. Më konkretisht, ata fokusohen ngushtësisht tek fjalët ogurzeza të Nenit 5 të Traktatit themeltar:”:Një sulm ndaj një vendit anëtar, është një sulm ndaj të gjithëve!”.

 

Perëndimi është angazhuar që ta shndërrojë ngërçin aktual një konflikt Rusi-NATO. Por kjo do të kishte kuptim nëse Ukraina do të ishte anëtare e aleancës. Në fakt nuk është. E formuar më shumë se 70 vjet më parë si një aleancë thjesht mbrojtëse kundër Bashkimit Sovjetik me vetëm 12 vende, NATO ka evoluar në një grup shumë të madh, amorf, dhe të përkushtuar ndaj një vizioni të përkrahur nga ish-Sekretarja amerikane e Shtetit Medlin Ollbrajt.

Ajo tha se NATO synon jo vetëm të “mbrohet kundër luftës së ardhshme në Evropë”, por gjithashtu “të mbrojë arritjet e Evropës drejt demokracisë, paqes dhe integrimit”. Xhorxh Kenan, arkitekti i politikës amerikane gjatë Luftës së Ftohtë, e quajti “një gabim fatal” zgjerimin e NATO-s në fundin e viteve 1990.

Gjatë një interviste me gazetarin Tomas Fridman, ai u shpreh:”Unë mendoj se gradualisht rusët do të reagojnë në një mënyrë shumë negative, dhe kjo do të ndikojë tek politikat e tyre. Mendoj se është një gabim tragjik. Nuk kishte asnjë arsye për këtë zgjerim. Askush nuk po kërcënonte askënd tjetër.

Ky zgjerim do t’i bënte të ngriheshin nga varret e tyre Etërit Themelues të NATO. Ne kemi nënshkruar një traktat për të mbrojtur një sërë vendesh, edhe pse nuk kemi as burimet, dhe as synimin për ta bërë këtë seriozisht. Zgjerimi i NATO-s, ishte thjesht gafa e një Senati, që nuk ka asnjë interes real në politikën e jashtme”.

 

Evropianët po dështojnë në shumë fronte, ushtarakisht, ekonomikisht dhe politikisht. Duke qenë tashmë me 30 anëtarë, aleanca e NATO-s i përqafon tërësisht angazhimet e Nenit 5. Por tani po e përdor këtë “ombrellë mbrojtëse” për vende si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të cilat nuk janë fuqi ushtarake.

Tani, më shumë se kurrë më parë, ajo është një organizatë e demokracive të reja ose në rritje. Kjo është një përpjekje fisnike, dhe efektiviteti dhe besueshmëria e NATO-s varen nga të gjithë anëtarët që kontribuojnë me pjesën e tyre në aleancë, si në rrafshin ushtarak ashtu edhe nga pikëpamja monetare.

Megjithëse neni më i zakonshëm i Traktatit të NATO-s është Neni 5, nuk mund të anashkalohet as Neni 3. I ashtuquajturi “Neni i financimit”, kërkon që anëtarët të kontribuojnë në mënyrë të barabartë në aleancë.

Në fakt, është Neni 3, është ai që e bën të mundur Nenin 5. Në rast se të gjitha vendet anëtare, sidomos ato që mund ta përballojnë dot këtë, nuk japin të njëjtin kontribut në aleancën ushtarake, kjo do të thotë diçka për aleancën, perceptimin e kërcënimeve dhe urgjencën e përmbushjes së tyre.
Deri më sot, vetëm 1/3 e anëtarëve të NATO-s kanë të programuar 2 për qind të PBB-së së tyre për mbrojtjen, për të cilën ata u zotuan në Deklaratën e Uellsit në samitin e vitit 2014. Kështu Gjermania, shpenzon për mbrojtjen pak më shumë se sa 1 të PBB-së së saj. Sa për krahasim, kontributi i SHBA-së në NATO-s është afro 3.5 për qind.

Po ashtu, Gjermania varet ekonomikisht nga Rusia për pjesën më të madhe të nevojave të saj energjetike. Dhe pikërisht në kulmin e një krize të thellë evropiane, gjermanët kanë kontribuar vetëm me dërgimin në Ukrainë të 5000 helmetave ushtarake të përdorura.

Pra konflikti për të cilin nuk po flitet, është konflikti i vazhdueshëm i interesit brenda vetë NATO-s. Aktualisht ka një përpjekje të qartë nga shumë zyrtarë në Perëndim, për ta bërë krizën aktuale të Ukrainës të duket si një përplasje NATO-Rusi, duke shpresuar se shumica e amerikanëve janë ose shumë të hutuar ose të keqinformuar për të bërë dallimin.

 

Por e kanë gabim. Në një sondazh të fundit nga “Trafalgar”, më pak se 1 në 6 amerikanë, thanë se duan që ushtarët tanë të shkojnë të mbrojnë Ukrainën në rastin e një pushtimi rus. Ukraina është një komb sovran, dhe kufijtë e saj duhet të mbeten të pacenuara. Por siç e pamë në vitin 2014 me Krimenë, dhe me luftimet në rajonin e Donbasit në Ukrainën Lindore, ato janë shumë të brishtë. Dhe përveç llogaritjeve të gabuara që mund të çojnë në një luftë, po kështu mund të ndodhë edhe me keqkuptimet.

Sot ky probabilitet duket veçanërisht i madh. Vetëm javën e kaluar, ne pamë në kohë reale presidentin Xho Bajden të kritikohej publikisht nga presidenti i Ukrainës për keqinterpretimin e situatës në terren. Pa një evokim të Nenit 5, nuk ka asnjë justifikim që Shtetet e Bashkuara të dërgojnë trupa në një luftë me armë zjarri.

Sado mirë që i bën të ndihen politikanët, asnjë sasi ndihme vdekjeprurëse ndaj Ukrainës apo vizitat në këtë vend nuk do të kenë rëndësi, në rast se vendet evropiane nuk mund të përballen dot me sfidën ruse. Evropianët po dështojnë në shumë fronte, ushtarakisht, ekonomikisht dhe politikisht.

Pas 7 vitesh diskutimesh, ata kanë dështuar në vendosjen e paqes në rajonin e Donbasit. Ata kanë dështuar në përmbushjen universale të angazhimeve të tyre sipas Deklaratës së Uellsit. Në një kohë krize, disa vende evropiane po i dërgojnë ndihma ushtarake Ukrainës, ndërsa Gjermania po e bllokon përdorimin e hapësirës së saj ajrore, teksa u rekomandon fqinjëve të mos vendosin sanksione ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

Shtetet e Bashkuara po përzihen sërish në një çështje evropiane, të cilën duhet ta zgjidhin evropianët. Kjo përbën një shpërqendrim, pasi ne duhet të fokusohemi në kërcënimin emergjent dhe më të rëndësishëm që është Kina. Por në vend të kësaj, ne jemi në një kurs përplasjeje me Rusinë.

Në këto kushte, unë vërej me shqetësim mungesën e planifikimit strategjik nga Shtetet e Bashkuara. Ashtu si shumë çështje të tjera, ne po reagojmë sërish ndaj ngjarjeve. Kriza midis Ukrainës dhe Rusisë nuk është e re.

Me presidentin Donald J. Trump, ne ndërthurëm dialogun dhe veprimin presidencial. Në 4 vite, ne nuk patëm një çështje emergjente të sigurisë ukrainase me Rusinë. Pjesë e një strategjie të fortë është zgjedhja e personit dhe e kohës. Është e qartë se në këtë aspekt Putin ka pasur sukses.

Shënim: Keith Kellogg, gjeneral-lejtnant në pension i ushtrisë amerikane. Ka qenë ndihmës i dhe këshilltar për sigurinë kombëtare i presidentit Donald J.Trump.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...