Kiev, mijëra vetë në marshim përballë kërcënimit rus

Diel, 13 February 2022 14:20

 

Me flamuj në dorë e duke kënduar himnin kombëtar, me mijëra ukrainas marshuan në Kiev të shtunën për të treguar unitet përballë një sulmi të mundshëm rus.

 

"Paniku është i padobishëm. Ne duhet të bashkohemi dhe të luftojmë për pavarësi", tha studentja Maria Shcherbenko, e cila i bëri jehonë komenteve të ngjashme të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, të bëra më herët gjatë ditës.

"Unë qëndroj i qetë. E dua Ukrainën", shkruhej në disa prej pankarteve që mbanin në dorë marshuesit. Në disa të tjera shkruhej 'lufta nuk është përgjigja', apo 'rezistencë'.

Shumë prej marshuesve treguan mbështetjen e tyre ndaj NATO-s, aleancës perëndimore në qendër të mosmarrëveshjeve të Rusisë me Perëndimin.

E përfshirë nga një konflikt tetë-vjeçar që ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 14,000 njerëzve në pjesën lindore të Ukrainës që kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Moska, Kievi po përballet tashmë me kërcënimin e një sulmi të përgjithshëm rus.

Kremlini ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa rreth Ukrainës dhe po zhvillon stërvitje ushtarake në Bjellorusi.

Uashingtoni ka paralajmëruar se lufta mund të shpërthejë në çdo moment. Vendet perëndimore po tërheqin diplomatët e tyre nga Kievi dhe kanë urdhëzuar shtetasit amerikanë të largohen menjëherë nga Ukraina.

Pavarësisht thirrjeve për qetësi nga zoti Zelensky dhe një sërë udhëheqësish të tjerë, Kievi ka përgatitur një plan për të evakuuar tre milionë banorët e kryeqytetit.

Pas revoltës së vitit 2014, Kremlini aneksoi gadishullin e Krimesë, një territor i Ukrainës dhe mbështeti një kryengritje në pjesën industriale rusisht-folëse të ish-republikës sovjetike, që shtrihet në lindje të vendit.

Që nga ajo kohë marrëdhëniet mes Moskës dhe Kievit janë tensionuar shumë.

Presidenti rus Vladimir Putin kërkon që NATO të garantojë se nuk do të zgjerohet duke bërë edhe Ukrainën pjesë të saj si dhe që aleanca të largojë trupat ushtarake nga vendet e Evropës Lindore. Por si Uashingtoni ashtu edhe NATO i ka hedhur poshtë këto kërkesa të Kremlinit

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...