Presidenti i SHBA, Joe Biden ka mbajtur një konferencë urgjente, pas takimit të G7, drejtuar popullit amerikan nga Shtëpia e Bardhë, lidhur me agresionin rus ndaj Ukrainës.
Biden njoftoi se Vladimir Putin do të përballet me sanksione të ashpra.
Ai tha se të gjitha shtetet e G7, janë në një mendje për të vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë, të cilat janë të karakterit ushtarak.
“Ne kemi parashikuar atë që do të ndodhte. Ne paralajmëruam çfarë do të ndodhte në dy rajonet. Rusia ka kryer sulme kibernetike ndaj Ukrainës. Ne paralajmëruam për atë çfarë mund të ndodhte. Kombet e Bashkuara bënë thirrje të ruhej sovraniteti i Ukrainës. Kur u bënë këto thirrje, paralajmërime, nisi edhe sulmi i Rusisë në Ukrainë.
Ne kemi qenë transparentë dhe kemi dhënë informacionet e duhura për atë që do të ndodhte.
Putin zgjodhi agresionin, luftën dhe tashmë ai do të përballet me partnerët. Jemi të gjithë të bashkuar në këtë mision. Ashtu sikurse e bëmë të ditur edhe në takimin e G7, do të kemi një kundërpërgjigje të përbashkët kundër Rusisë. Do t’ia kufizojmë Rusisë mundësinë për të bërë biznes e për të qenë pjesë e ekonomisë globale. Pra do të jenë sanksione ekonomike.
Presidenti Putin zhvendosi 175,00 trupa dhe pajisje ushtarake në kufijtë e Ukrainës dhe solli gjak dhe ndërtoi spitale në terren. Kjo tregon për qëllimet e tij gjatë gjithë kohës. Putini hodhi poshtë të gjitha përpjekjet për dialog që Perëndimi ofroi që do të kishte shmangur vuajtjet dhe konfliktet”, deklaroi Biden