Ukraina dhe Rusia do të ulen në tryezën e bisedimeve, në ditën e 4-të të luftimeve.
Lajmin e ka konfirmuar zyra e presidenti Ukrainas, Volodomir Zelenski
Presidenti bjellorus Aleksandër Llukashenko dhe ai ukrainas Zelenski kanë biseduar dhe kanë rënë dakord që takimi i parë të zhvilluar në zonën kufitare.
Politikanët kanë rënë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat.
Alexander Lukashenko ka marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin Bjellorusi të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, bisedimeve dhe kthimit të delegacionit ukrainas.