Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka vendosur vënien në punë të mbrojtjes nukleare, ndërsa ka ngritur në gadishmëri të lartë të gjithë ushtarakët e këtyre armëve strategjike.
Kjo ka ardhur si pasojë e sanksioneve të mëdha të vendosura nga perëndimi për Rusinë, pas sulmit ndaj Ukrainës.
Presidenti rus i tha të dielëno Sergei Shoigu, ministrit rus të Mbrojtjes dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov se ‘vendet perëndimore nuk po ndërmarrin vetëm veprime ekonomike jo miqësore kundër vendit tonë. por liderët e vendeve të mëdha të NATO-s po bëjnë deklarata agresive për vendin tonë’.
Takimi në Kremlin është transmetuar në TV shtetëror.
‘Unë urdhëroj që forcat e parandalimit të Rusisë të vendosen në një gadishmëri të lartë detyre,’ tha Putin, shkruan Financial Times