Bashkimi Europian ka bërë të ditur se do të nisë dërgimin e armëve në Ukrainë, herë e parë në histori që ndërmerr një hap të tillë.
Lajmi është bërë i ditur nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila mbajti një konferencë për shtyp pasditen e së dielës pikërisht për agresionin rus në Ukrainë.
Ndër të tjera, ajo njoftoi edhe një sërë sanksionesh të reja ndaj Rusisë, por edhe Bjellorusisë dhe ndalim të hapësirave ajrore të BE për Rusinë