Delegacioni ukrainas që duhet të takohet me delegacionin rus për të nisur negociatat për të zgjidhur krizën në Ukrianë, tashmë ndodhet në Bjellorusi.
'Delegacioni i Kievit ka mbërritur në hyrje të vendit të takimit’ shkruan media bjelloruse “Nexta’.
Bisedimet me dy palëve do të zhvillohen në kufirin ukrainas- bjellorusi pranë lumit Pripyat.
Kjo është përpjekja e parë për të arritur një marrëveshje mes dy palëve.
Por presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk është shfaqur optimist për rezultatin e këtyre bisedimeve, por tha se delegacionet do të takohen "pa kushte".
Përpara takimit të sotëm, ministri i jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba tha në një deklaratë se "derisa të fillojnë negociatat, ne do të vazhdojmë të luftojmë. Ne nuk do të dorëzohemi”