Brenda ‘kështjellës’ së Zelensky/ ‘The Economist’ përshkruan takimin me presidentin ukrainas

Hënë, 28 Mars 2022 16:24

 

I lodhur, por akoma duke bërë shaka, Presidenti i përndjekur i Ukrainës thotë ‘unë nuk jam një hero’. Kështu e përshkruan ‘The Economist’ takimin dhe intervistën e realizuar me Zelenskyn, në ambientin ku ai po qëndron.

Në një artikull për intervistën e realizuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ‘The Economist’, ka përshkruar atë që quhet ‘kështjellë’.

 

Hapësira në të cilën qëndron Zelensky, shkruan gazeta britanike, është fortifikatë e rrethuar me snajperistë nga të gjitha anët.

‘Dyert e bardha metalike u hapën, dhe më tej sheh drunjtë dhe thasët me rërë’, nis përshkrimi i hapësirës që do t’i çonte në zyrën e Zelenskyt për ta realizuar intervistën.

 

‘Mirë se vini në kështjellë’, thotë një ndihmës i Presidencës. Mund të shohësh snajperistët në të majtë, në të djathtë, lartë dhe poshtë. Sistemin e mbrojtjes ajrore, copat e mëdha metalike, mund t’i shohësh edhe më lehtë. Kur dyert mbyllen, një ushtar merr një ‘vertushka’, – telefon i sigurt i Qeverisë, i kohës sovjetike, – dhe pret urdhra. Ne lëvizim drejt një hyrjeje anësore, pastaj shoqërohemi nëpërmes korridoreve të errëta dhe ecim shkallëve lart e poshtë dhe thellë në trupin e makinerisë ukrainase të luftës’, shkruan gazeta britanike.

Brenda rezidencës së fortifikuar qeveritare po i priste aktori dhe politikani Zelensky, të cilin ‘The Economist’ e përshkruan njerëzor dhe origjinal.

‘Aq e madhe është tragjedia që e ka goditur kombin e tij, sa nuk ka vend për aktrim’, thuhet në shkrimin e britanikes.

Ai ka folur për nevojën e Ukrainës për armë, pikëpamjet e tij për presidentin amerikan, Joe Biden dhe përkrahësit e tjerë perëndimorë dhe çka do të thotë fitorja për të.

Edhe pse i veshur me ngjyra ushtarake, Zelenskyy thotë se planet për luftën ia ka lënë gjeneralëve të Ukrainës. ‘Njerëzit janë liderët’, thotë ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...