Në vendet e Beneluksit është duke ndodhur ajo që mediat e huaja i janë referuar si një stuhi e vërtetë diplomatike.
Beligjika sapo ka njoftuar se po dëbon 21 diplomatë rusë për spiunazh.
I njejti vendim është marrë edhe nga Holanda, e cila për të njejtën akuzë po dëbon 17 diplomatë rusë, raportoi The Guardian
Të shumta janë shtetet të cilat kanë marrë masa të tilla kundër diplomatëve rusë, që nga nisja e agresionit të Moskës ndaj Kievit.
Kujtojmë që sot është mbajtur takimi i radhës i delegacioneve negociuese mes Rusisë dhe Ukrianës në Turqi.