Lavrov po tallet me të vdekurit në Bucha të Ukrainës

Tuesday, 05 Prill 2022 10:20

 

Nga Luisa Volkhausen, BILD

Njerëz të vdekur me duart ende të lidhura pas shpine. Një burrë që po kthehej nga pazari kur e qëlluan. Patatet janë të shpërndara pranë trupit të tij. I ranë nga qesja plastike.

 

Pranë një të vdekuri tjetër vazhdon të qëndrojë qeni i tij. Shumë prej kufomave tregojnë shenja dekompozimi, megjithëse ato shfaqen shumë ngadalë ne temperatura rreth 0 gradë.

 

 

Bota është tronditur nga fotot që vijnë nga qyteti ukrainas Bucha. Por ndërsa trupat janë ende të shtrirë në rrugë dhe i ka parë gjithë bota, Kremlini mohon ekzistencën e tyre! Ose ua vë fajin të tjerëve.

 

Pretendimi i pabesueshëm i diktaturës së Putinit: Fotografitë e tmerrshme nga Bucha janë false. Ato janë inskenuar nga qeveria ukrainase. Manipulim! Me ndihmën e SHBA dhe të NATO-s, sigurisht...

Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme- dhe një mashtruese e punëdhënësit të saj, Sergei Lavrov- tha se deklaratat e bëra nga Perëndimi menjëherë pas publikimit treguan se ‘lajmi ishte i porositur’. Pse? Për të dëmtuar reputacionin e mirë të Rusisë, është teza e tyre.

“Kush qëndron pas provokimit? SHBA dhe NATO, sigurisht,” tha Zakharova në një intervistë televizive.

Edhe shefi i saj, Sergei Lavrov foli gjithashtu për një sulm fiktiv me qëllim diskreditimin e Rusisë.

Lavrov madje bëri thirrje për një seancë speciale të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën. Përfaqësuesi i tij në OKB, Dmitry Polanski, shkroi në Telegram se duhet diskutuar ‘provokimi i radikalëve ukrainas’.

Mbretëria e Bashkuar aktualisht kryeson panelin dhe hodhi poshtë kërkesën ruse.

Ministria ruse e Mbrojtjes mohoi gjithashtu vrasjen e civilëve në Bucha, duke pretenduar paturpësisht se ndërsa qyteti ishte nën kontrollin e forcave të armatosura ruse, asnjë banor i vetëm nuk u prek nga asnjë formë abuzimi.

Përkundrazi, ushtarët rusë sollën ndihma humanitare për banorët.

Argumenti mashtrues: “Ne dëshirojmë të theksojmë me forcë se të gjithë trupat ruse u tërhoqën plotësisht nga Bucha më 30 mars, një ditë pas bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës në Turqi”.

Një gënjeshtër e dyfishtë: para së gjithash, më 30 mars trupat ruse u larguan vetëm pjesërisht nga Bucha. Më e rëndësishme, trupat kanë qëndruar atje për një kohë të gjatë. Civilët janë vrarë mes 5 dhe 10 marsit

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...