Papa Françesku dënoi të mërkurën “masakrën e Buçës” teksa puthi një flamur ukrainas të dërguar nga ky qytet.
Vdekjet në Bucha, jashtë Kievit, kanë shkaktuar një protestë globale dhe premtime për sanksione të mëtejshme kundër Moskës nga Perëndimi.
“Lajmet e fundit nga lufta në Ukrainë, në vend që të sjellin lehtësim dhe shpresë, sollën mizori të reja, si masakra e Bucha”, tha Françesku në fund të audiencës së tij javore në auditorin e Vatikanit.
“Ndaloni këtë luftë! Le të heshtin armët! Mos mbillni vdekje dhe shkatërrim,” tha ai, duke dënuar mizorinë ndaj civilëve, grave dhe fëmijëve të pambrojtur.
Kremlini thotë se pretendimet që forcat ruse kryen krime lufte duke ekzekutuar civilë, ishin një “falsifikim monstruoz” që synonte denigrimin e ushtrisë ruse.
“Ky flamur vjen nga lufta, pikërisht nga ai qytet martir, Buça”, tha ai, duke e puthur ndërsa audienca në auditoriumin e Vatikanit shpërtheu në duartrokitje.
Ai më pas i kërkoi një grupi fëmijësh refugjatësh të luftës që mbërritën të martën nga Ukraina që të afroheshin tek ai.
“Këta fëmijë duhej të iknin për të mbërritur në një tokë të sigurt. Ky është fryti i luftës. Le të mos i harrojmë ata dhe të mos harrojmë popullin ukrainas,” tha ai, përpara se t’i jepte secilit fëmijë një dhuratë nga një vezë çokollatë të Pashkëve.
Më tej Papa tha: “Në luftën në Ukrainë, ne jemi dëshmitarë të pafuqisë së Kombeve të Bashkuara”.
Gjatë një udhëtimi në Maltë në fundjavë, Papa Françesku deklaroi se po konsideronte një udhëtim në Kiev dhe kritikoi në mënyrë implicite presidentin rus Vladimir Putin për pushtimin e Ukrainës./Opinion.al