Vazhdon përplasja mes njeriut më të pasur në botë, Elon Musk dhe miliarderit kontrovers, George Soros.
Grupet që financohen nga Soros kërkuan para pak ditësh që të bllokojnë shitjen e kompanisë Twitter te miliarderi Musk.
Pasi dështuan me këtë kërkesë, tani këto grupe kanë iniciuar një peticion, që u kërkon markave më të mëdha në SHBA që të bëjnë kujdes kur të bëjnë marrëveshje reklamimi me Tëitter. Letra e grupeve të financuara nga Soros iu drejtohet kompanive të tilla si Coca-Cola, Disney, Kraft, Apple, HBO, etj.
Por një gjë e tillë ka sjellë reagimin e Musk.
“Kush i financon këto organizata që duan të kufizojnë eksesin tuaj te informacioni. Le të investigojmë...” shkruan Musk.
“Drita e diellit është dezinfektanti më i mirë,” shton Musk, duke theksuar se transparenca dhe hapja, në vend të censurës, janë gjithmonë më të mira.
Musk shënjestroi më pas vetë miliarderin Soros. Ai i kërkoi që t’i dërgonte mesazh privatisht për të folur. “Do e telefonoj dhe do flas,” tha Musk.
Blerja e Twitter nga Musk ka trazuar keq të majtën jo vetëm në SHBA.
“E majta ekstreme urren këdo, përfshirë edhe veten e tyre,” tha Musk si reagim ndaj tyre