Si e prishi Ukraina paradën e Putinit

Tuesday, 10 May 2022 15:30

 

Nga Mark Galeotti - 10/05/2022

Rusët dinë si të bëjnë parada dhe Dita e Fitores është shfaqja e shfaqjeve. Mund të ketë qenë një shenjë nga lart, megjithatë, që kushtet e këqija që motit sollën anulimin e paradës së avionëve. Me plot kuptimin e fjalës ra shi mbi paradën e Vladimir Putinit.

Kjo nuk duhej të kishte ndodhur. Zakonisht, kur ka rrezik që të bjerë shi në këtë ditë të shenjtë të Putinizmit, forcat ajrore “mbjellin” retë (një teknikë modifikimi e reve me elementë kimikë për të shkaktuar reshje - Syri) një ditë më parë për t’i bërë të zbrazen, në mënyrë që më 9 maj të shkëlqejë dielli. Zakonisht funksionon, deri sa nuk funksionon. Çka në vetvete është një lloj metafore për atë që po ndodh tani në Rusi.

Ka pasur spekulime të mëdha se Putin do ta përdorte fjalimin para Mauzoleut të Leninit për të bërë ndonjë njoftim të madh politik, qoftë fundin e luftës apo të kundërtën, duke e rritur nivelin e “operacionit special ushtarak” në luftë të plotë. Kjo do t’i jepte edhe opsione të reja, përfshirë mobilizimin e plotë apo të pjesshëm të rezervistëve për të forcuar forcat e dërrmuara ruse në Ukrainë.

 

Kjo nuk kishte gjasa të ndodhte. Edhe nëse ai lëviz drejt mobilizimit, i cili mbart me vete kosto të konsiderueshme politike dhe ekonomike, për avantazhe ushtarake potencialisht në pikëpyetje, kjo do ishte qartazi pranim i dështimit të strategjisë së tij fillestare. Gjëja që ai nuk do të bënte të ditur në Ditën e Fitores është disfata.

Përkundrazi, pamë retorikën e zakonshme që prej javësh ka qenë dieta e rregullt e propagandistëve toksikë në televizion. Që Ukraina, e kapur nga nazistët, donte të blinte armë bërthamore. Që Amerika dëshironte hegjemoninë globale dhe refuzimi i Rusisë për t’u përulur – ndryshe nga rusofobët e degjeneruar të Evropës – e kishte shndërruar atë (Rusinë) në objektiv agresioni përmes të të tretëve. Që ushtarët që luftojnë në Ukrainë janë pasardhësit shpirtërorë të Ushtrisë së Kuqe që luftoi kundër Hitlerit. E kështu me radhë.

Ajo që vërtet erdhi si surprizë ishte që ai nuk u përpoq ta paraqiste situatën aktuale si fitore. Forcat ruse kanë marrë një rrip toke përgjatë bregut verior të detit Azov dhe po përpiqen të zgjerojnë kontrollin mbi rajonet e Donjeckut dhe Luganskut. Përveç këtyre, janë detyruar të braktisin planin e madh fillestar për të marrë të gjithë vendin.

Ai mund të kishte thënë se synimi nuk ishte asnjëherë për të detyruar gjithë Ukrainën të bëhej shtet kukull. Përkundrazi, plani i “demilitarizimit” dhe sidomos i “denazifikimit” ishin arritur dhe fokusi ishte në mbrojtjen e qytetarëve rusë dhe rusishtfolës në Ukrainën juglindore nga genocidi me të cilin i kërcënonte Kievi.

Do të kishin qenë gjepura, por megjithatë do të mjaftonin që media e kontrolluar nga shteti – dhe në Rusi nuk ka tjetër tashmë – të merreshin me to.

Në të kundërt, ai u fokusua te lufta që po zhvillohej dhe kostoja për jetën e rusëve, jo të ukrainasve. Zor se është koincidencë, ai nënshkroi edhe një dekret presidencial për përfitime shtesë për familjet e atyre që luftojnë në Ukrainë. Putin pohoi edhe se rusët ulën kokën në nderim të “shokëve të armëve që vdiqën trimërisht në betejën e drejtë për Rusinë”.

Ky nuk ishte fjalimi i një njeriu që mendon tërheqjen apo reduktimin e agresionit. Ai dha sinjal se lufta do të vazhdonte. Ato çështjet me spec të mobilizimit mbeten ende mbi tryezën e tij dhe do të duhet t’u japë shpejt zgjidhje, duke ditur që duhen muaj për të mobilizuar e stërvitur rezervistët e për t’i integruar në njësi luftarake.

Putin u duk në formë më të mirë se në daljet e mëparshme publike të kohëve të fundit. Përveç kollitjes së njohur të tij që iu shfaq herë pas here, ai foli qartë dhe nuk kishte shenja të çalimit të mëparshëm. Çfarëdo që të spekulohet për shëndetin e tij, ai dukej sikur ende kishte betejë brenda vetes.

Gjithsesi, kjo ishte një ditë që nuk u prish vetëm nga moti i keq, por edhe nga perceptimi i pashmangshëm që Putini vërtet e kishte menduar se 9 Maji do të ishte edhe festimi i një fitoreje të lavdishme, një fitore që do ta vendoste në panteonin e heronjve e monarkëve të mëdhenj rusë, por ndodhi që të ishte vetëm hija e një lufte edhe më të madhe që pritet të vijë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...