Vladimir Putin po përgatitet për një luftë të gjatë në Ukrainë, ka paralajmëruar inteligjenca amerikane.
Ky paraljamërim vjen ndërsa luftimet e ashpra vazhdojnë në lindje, ku Rusia po përpiqet të marrë territor.
Moska i rifokusoi trupat e saj në pushtimin e rajonit të Donbasit, pasi ato nuk arritën të marrin kryeqytetin, Kiev.
Por pavarësisht kësaj inteligjenca amerikane është shprehur se dhe në lindje këto forca kanë mbetur në një ngërç.
Avril Haines, drejtoresha e inteligjencës kombëtare, tha në një seancë dëgjimore të komisionit të Senatit të SHBA-së të martën se Putin ishte ende duke synuar "të arrijë qëllime përtej Donbasit", por ai po "përballet me një mospërputhje midis ambicieve të tij dhe aftësive aktuale konvencionale ushtarake të Rusisë".
Ajo shtoi se presidenti rus ishte "ndoshta" duke llogaritur se mbështetja e SHBA-së dhe BE-së për Ukrainën do të dobësohet pasi inflacioni, mungesa e ushqimit dhe çmimet e energjisë janë përkeqësuar.
Megjithatë, presidenti rus mund të kthehet në "mjete më drastike" ndërsa lufta vazhdon - Moska do të përdorë armë bërthamore vetëm nëse Putin percepton një "kërcënim ekzistencial" për Rusinë.
Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes Scott Berrier tha në të njëjtën seancë se rusët dhe ukrainasit ishin "në një ngërç".
Në luftimet e fundit, Ukraina pretendon se ka rimarrë katër vendbanime në rajonin verilindor të Kharkiv.
Cherkasy Tyshky, Ruski Tyshky, Rubizhne dhe Bayrak u pushtuan të gjithë nga Rusia, thanë forcat e armatimit të Ukrainës.
Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha se sukseset ukrainase po i shtynin gradualisht forcat ruse nga Kharkiv, i cili është bombarduar që nga fillimi i luftës