BILD
A do jetë ky shpëtimi i politikës së sigurisë për dy vendet skandinave?
Sot, presidenti i Finlandës, Sauli Niisto dhe kryeministrja Sanna Marin vendosën në favor të anëtarësimit të menjëhershëm të vendit të tyre në NATO. Pas konsultimit me parlamentin dhe një analize inventive të rrezikut dhe përfitimeve, tani fillon anëtarësimi në aleancën ushtarake.
“Anëtarësimi në NATO do të forconte sigurinë e Finlandës,” thanë Niisto dhe Marin. Vendi ‘do të forconte aleancën në tërësi’.
Propaganda e Kremlinit reagoi menjëherë kundër afrimit- duke lëshuar kërcënime ndaj Finlandës. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, tha: “Pranimi i vendit fqinj në NATo do të përbënte qartë një kërcënim për Rusinë. Sepse po lëviz në drejtimin tonë”. Reagimi i mëtejshëm rus do të varet nga mënyra se si do të shkojë procesi dhe çfarë infrastrukture ushtarake do të transferohet në kufijtë e Rusisë.
Fakt është se kërcënimi vjen padyshim nga Rusia- pas dekadash neutraliteti ushtarak, Finlanda dhe Suedia duan të bashkohen me aleancën e mbrojtjes sepse kanë frikë nga agresioni rus dhe kërkojnë mbrojtje. Përveç kësaj është e njohur edhe propaganda ruse për ‘qasjen ndaj NATO-s’. Kremlini e përdori këtë gjuhë edhe para pushtimit të Ukrainës nga Putini.
76 për qind e finlandezëve duan të anëtarësohen në NATO
E kuptueshme, në fund të fundit, pasi vendi ndan një kufi prej 1300 kilometrash me Rusinë. Anëtarësimi në Aleancën e Atlantikut të Veriut është i një rëndësie të madhe për sigurinë e Finlandës.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha: “Procesi i anëtarësimit do të ecë shpejt dhe pa probleme. Finlanda është e mirëpritur në NATO”. Fqinji i Rusisë ka qenë ushtarakisht neutral për dekada. Megjithatë opinioni publik ka ndryshuar ndjeshëm që kur Rusia pushtoi Ukrainën.
Sipas një sondazhi nga radiostacioni Yle, publikuar të hënën, 76 për qind e finlandezëve tani mbështesin anëtarësimin në NATO, krahasuar me 20 deri në 30 për qind në vitet e mëparshme.
Vendimi i Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO është i pashmangshëm
Suedia gjithashtu ka të ngjarë që të ndjekë së shpejti. Nesër ata presin analizën e tyre të sigurisë dhe vendimi do të shpallet të dielën.
“Nëse jo tani, atëherë kur,” pyet një diplomat i rangut të lartë për agjencinë e lajmeve Reuters- veçanërisht duke pasur parasysh se Rusia po zhvillon një luftë brutale në mes të Europës.
Shumë partnerë perëndimorë, përfshirë kancelarin Olaf Scholz, mbështesin Finlandën dhe Suedinë në këtë hap. Një diplomat i dytë thotë se nuk ka më asnjë dyshim se këto vende do anëtarësohen në NATO.
Një diplomat thotë se nuk ka më asnjë dyshim se këto vende do të anëtarësohen në NATO. Aplikimet do të miratohen shpejt, tha një burim i brendshëm për Reuters.
Në terma konkretë, kjo do të thotë për dy vendet skandinave: më shumë prani trupash, më shumë stërvitje ushtarake dhe më shumë manovra në Detin Baltik.
Finlanda dhe Suedia janë tashmë partnerë të ngushtë të NATO-s, por ende nuk janë bërë anëtarë zyrtarë. Nëse Finlanda bashkohet, aleanca do të afrohet më shumë me territoret ruse si Gadishulli Kola dhe metropoli i Shën Petersburgut. Përfitimi më domethënës i anëtarësimit do të jetë që finlandezët të kalojnë nën mbrojtjen kolektive të parashikuar në nenin 5.
Përpara se vendet mund të pranohen në NATO, të 30 vendet anëtare aktuale duhet të bien dakord. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kishte sinjalizuar disa herë së fundmi se ka një mbështetje të gjerë për këtë brenda aleancës. Një punonjës i NATO-s në Bruksel e bëri të qartë se procesi i miratimit duhet të përfundojë brenda pak javësh