Moment historik: Finlanda dhe Suedia dorëzojnë aplikimet e tyre për anëtarësim në NATO

E mërkurë, 18 May 2022 08:56

 

Finlanda dhe Suedia kanë dorëzuar aplikimet e tyre në selinë e aleancës në Bruksel.

Dy vendet nordike i dhanë fund neutralitetit duke u bashkuar me aleancën e sigurisë të udhëhequr nga SHBA.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot në mëngjes ka pritur në selinë e NATO-s ambasadorët e dy vendeve, të cilët kanë dorëzuar dosjet me kërkesën zyrtare për anëtarësim.

Procesi pritet të nisë menjëherë dhe do të zgjasë disa javë.

Të gjitha palët duan një ratifikim të shpejtë, në mënyrë që të dy vendet të mund ta gjejnë veten shpejt nën çatinë e dispozitave të sigurisë dhe mbrojtjes së NATO-s.

Mjafton që kundërshtimet turke të kapërcehen shpejt, pasi për anëtarësim nevojitet unanimiteti.

Kjo është arsyeja pse kryeministrja suedeze Magdalena Anderson ka thënë se është e gatshme të udhëtojë në Ankara për të diskutuar këtë çështje me kryeministrin Rexhep Tajip Erdogan

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...