Mike Pence sulmon Joe Biden nga Shqipëria: Bashkëpunon me Rusinë dhe Iranin!

Premte, 24 June 2022 08:16

 

Ish-zv/presidenti amerikan Mike Pence deklaroi se administrata e sotme e Joe Biden po cenon progresin e asaj që ata kanë bërë për lirinë e Iranit. Nga kampi i muxhahedinëve në Manzë, Pence deklaroi se Biden ka bashkëpunuar ngushtësisht me Rusinë për programin nuklear të Iranit, ndërsa shtoi se marrëveshja e re do të pasurojë regjimin e korruptuar dhe do të torturojë popullin e Iranit.

Ish-zv/presidenti amerikan Mike Pence nga kampi ASHRAF-3 në Manzë ka shigjetuar presidentin Joe Biden.

Në fjalën e mbajtur para opozitës iraniane ish-numri dy i SHBA deklaroi se administrata e sotme e Joe Biden po cenon progresin e asaj që ata kanë bërë për lirinë e Iranit.

Ai deklaroi se Biden ka bashkëpunuar ngushtësisht me Rusinë për programin nuklear të Iranit, ndërsa shtoi se marrëveshja e re do të pasurojë regjimin e korruptuar dhe do të torturojë popullin e Iranit.

"Administrata Biden janë duke e cenuar progresin që ne kemi bërë. Administrata amerikane po punon kundër programit që ne kemi bërë për të sjellë Iranin në rrugën e programit bërthamor. Administrata Biden pranoi se brenda një viti më shumë se ishte lejuar, ata kanë hequr sanksionet që kishim vendosur ne si administratë. Administrata Biden ka bashkëpunuar ngushtësisht me Rusinë në këtë këndvështrim për programin nuklear të Iranit. Kjo është e pajustifikuar. Kjo luftë në Ukrainë dhe administrata amerikane po punon me shkaktarët e kësaj lufte. Unë si amerikan mund të them që këto masa janë të rrezikshme. Kjo mënyra nuk ka funksionuar kurrë. Programi nuklear do të shkaktojë shkatërrim. Marrëveshja e re do ta hapë rrugën e bombave nukleare".

 

Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, para afro 3000 anëtarëve dhe aktivistëve të rezistencës iraniane e përshkroi Ebrahim Raisin "një vrasës brutal masiv përgjegjës për masakrën e 1988 të 30,000 të burgosurve politikë".

Ai tha se Raisi "duhet të shkarkohet nga detyra nga populli i Iranit".

Pence u ndal në çështjen e alternativës ndaj regjimit iranian.

“Një nga gënjeshtrat më të mëdha që regjimi në pushtet i ka shitur botës është se nuk ka alternativë ndaj status quo-së. Por ekziston një alternativë – një alternativë e mirëorganizuar, plotësisht e përgatitur, e kualifikuar në mënyrë perfekte dhe e mbështetur gjerësisht e quajtur M.E.K. Faleminderit, Maryam Rajavi, për udhëheqjen dhe vizionin tuaj të jashtëzakonshëm.Regjimi në Teheran dëshiron të mashtrojë botën që të besojë se protestuesit iranianë duan të kthehen në diktaturën e Shahut. Por ne nuk jemi të mashtruar nga gënjeshtrat e tyre.”

Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, gjatë fjalimit të saj bëri thirrje për kthimin e të gjithë rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe kërkoi që dosja e shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe terrorizmit të regjimit t'i referohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ajo gjithashtu bëri thirrje që IRGC të shpërbëhej

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...