Një kongresmen i Ohajos po kërkon përgjigje në lidhje me kontrollin e ushtruar nga FBI-ja në shtëpinë e ish-presidentit Donald Trump gjatë mëngjesit të së hënës.
Burimet thonë për Fox News se FBI-ja ekzekutoi një urdhër kontrolli për të gjetur dokumentet që presidenti Trump dyshohet se i mori me vete pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë në janar 2021.
Kontrolli që ka shkaktuar zemërim nga mbështetësit e ish-presidentit, ka rënë gjithashtu në sy të të paktën një anëtari të Komitetit të Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve.
Anëtari republikan Mike Turner, R-Ohio, i shkroi një letër drejtorit të FBI-së Christopher Wray duke kërkuar një informim ‘të menjëhershëm’ për këtë çështje.
‘Unë nuk jam në dijeni të ndonjë kërcënimi aktual ose të supozuar të sigurisë kombëtare të paraqitur nga ndonjë informacion, të dhëna ose dokumente në zotërim të ish-presidentit Trump,’ shkruan senatori Turner në një letër të drejtuar të hënën kreut të FBI-së.
‘Kongresi meriton përgjigje të menjëhershme nga ju në lidhje me veprimet që keni urdhëruar,’ shkruan më tej Republikani Turner.
‘Unë kërkoj një informim të menjëhershëm nga ju për anëtarët e Komisionit të Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve në lidhje me çdo kërcënim të sigurisë kombëtare të përdorur për të justifikuar vendimin tuaj.’
‘Unë jam jashtëzakonisht skeptik që kjo të jetë diçka tjetër përveçse e motivuar politikisht,’ shkroi kongresmeni në Twitter mbëmjen e të hënës. ‘Ka pyetje serioze në lidhje me kontrollin e paprecedentë të FBI-së që thuhet se kërkon materiale të klasifikuara nga rezidenca e ish-presidentit Trump’.
Sipas protokollit, drejtori i FBI-së Wray do të kishte qenë në dijeni të kontrollit dhe do të kishte dhënë një informim të plotë për të