Nga Laura Ingraham - 09/08/2022
Nga Laura Ingraham, Fox News
Epo, urdhri i bastisjes i dorëzuar në Mar-a-Lago këtë mëngjes kishte emrin e Donald Trump. Por objektivi i vërtetë i këtij hetimi nuk është Trump.
Objektivi i vërtetë i këtij hetimi jeni ju, ose kushdo që guxon të tregojë me emra dhe të denoncojë korrupsionin në rangjet e larta të establishmentit në Uashington. Kjo është një hakmarrje e Shtetit të Thellë.
Ata po përpiqen që të na tregojnë të gjithëve se ne do të shkatërrohemi nëse i luftojmë. Nëse vënë më dyshim dështimet e përsëritura të udhëheqjes së Pentagonit. Nëse ne bëjmë lëvizje serioze- dhe e bëjmë këtë seriozisht- për të prishur status-quo-në këtu në Uashingtoni.
Ju e dini, status-quo-ja mbron të fuqishmit për sa kohë ata e luajnë lojën. Këtë e bëjnë prej dekadash. Ata dolën të paprekur duke na përmbytur kufijtë me 20 milionë ilegalë. Ata na shitën ne duke dërguar punët tona prodhuese në Kinë.
Ata u përpoqën që të na bindin se duhen harxhuar triliona dollarë për luftëra idiote në Lindjen e Mesme.
Dhe tani ata po përpiqen të na bindin se duhet të dërgojmë miliarda të humbura, miliarda të tjera në Ukrainë. Një vit pasi 13 pjesëtarë të shërbimit tonë u vranë në Afganistan për shkak të paaftësisë së gjeneralit tonë. Dhe mendoni pak për këtë. Askush nuk është shkarkuar megjithatë.
Mendoni se Trump do të kishte duruar ndonjëherë ndonjë nga këto? Dhe nëse ai do të kthehej në pushtet, ata e dinin se do i mbante përgjegjës njerëzit e duhur për atë që kanë bërë