Fjalët e fundit të Papa Emeritus Benedikt XVI, përpara se të ndahej nga kjo jetë, ishin “Zot, të dua”.
Papa në pension vdiq pak orë më vonë atë mëngjes.
“Benedikti XVI, me një zë të dobët, por në një mënyrë shumë të dallueshme", tha në italisht, "Zot, të dua", tha Gaenswein për mediat zyrtare të Vatikanit, duke shtuar se kjo ndodhi kur ndihmësit që kujdeseshin për Benediktin po ndryshonin turne.
“Nuk isha aty në atë moment, por infermierja e tregoi pak më vonë. Ishin fjalët e tij të fundit të kuptueshme, sepse më pas ai nuk mundi të shprehej më”, tha kryepeshkopi.
Më herët, Vatikani tha se Papa Françesku shkoi për të nderuar menjëherë pasi Gaensëein i telefonoi për ta informuar për vdekjen e Benediktit, pak pas orës 9:30 të mëngjesit të së shtunës.
Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, tha se Françesku qëndroi në manastirin e Benediktit për mjaft kohë përpara se të kthehej në rezidencën e tij në një hotel, i vendosur përtej Kopshteve të Vatikanit.