Nga Nikolaus Harbusch, BILD
Papa Benedikti XVI ishte Papa i 265-të në historinë e kishës. Sot ai do e gjejë vendprehjen e fundit shumë pranë të parit.
Varri i Papës së Parë, apostullit Pjetër, shtrihet nën altarin e madh të kishës së Shën Pjetrit.
Një varr ngjitur në gropat poshtë bazilikës është menduar për eshtrat e Papa Benediktit (95 vjeç). Paraardhësi i Benediktit, Papa Gjon Pali II shtrihej në këtë varr deri në shenjtërimin e tij në vitin 2011. Papa Benedikti ishte gjithmonë i lidhur ngushtë me pararardhësin e tij. Vazhdimisht ai shkonte te varri dhe i kërkonte paraardhësit të tij për ndërmjetësim te Zoti.
Ende nuk dihet nëse Papa gjerman do të varroset përgjithmonë në pjesën e nëndheshme të kishës. Sekretari i tij privat, Georg Gaenswein e konsideron të mundshëm një shenjtërim të shpejtë- një parakush për rivarrosjen lart në bazilikën e Shën Pjetrit.
Një nivel më poshtë ndodhet nekropoli- qyteza e të vdekurve, që nga kohërat më të hershme të krishterimit, mbi të cilën u ndërtua bazilika e Shën Pjetrit në shekullin e 16-të.
Ky nekropol disi drithërues tanimë është kthyer në një atraksion turistik, pavarësisht vapës dhe lagështirës shumë të lartë.
Megjithatë, aksesi është rreptësisht i kufizuar në disa grupe të vogla në ditë.