Fox News: Djali i Sorosit rrit ndikimin te Demokratët e lartë pas vizitave të shumta në Shtëpinë e Bardhë

E Enjte, 05 Janar 2023 15:27

 

Nga Cameron Cawthorne dhe Joe Schoffstall, Fox News

Alex Soros, djali i donatorit dhe filantropit miliarder George Soros, në heshtje ka ndërtuar “tunelin” e tij në Shtëpinë e Bardhë të Joe Biden, teksa shihet shpesh në takime me politikanë Demokratë të profilit të lartë dhe mbulon kauzat liberale me miliona dollarë.

 

Ndërsa i ati i tij ka mbajtur shpesh një profil më të ulët teksa ushtronte ndikimin e tij përmes donacioneve politike dhe financimit të kauzave të majta me rrjetin e tij, Sorosi i ri mburret hapur për vendin që zë mes politikanëve dhe liderëve botërorë.

Sipas një vëzhgimi që Fox News Digital i ka bërë regjistrit të vizitorëve, Alex ka vizituar Shtëpinë e Bardhë që kur Biden mori detyrën. Vizitat shtrihen nga tetor 2021 deri në dhjetor 2022 dhe përfshijnë takime me eksponentë të lartë të administratës Biden.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi për Fox News Digital se dy nga vizitat ishin te Ron Klain, shefi i stafit të Bidenit. Përveç takimeve që shfaqen në regjistrin e vizitorëve, Alex ka qenë edhe në listën e të ftuarve për darkën mondane në nder të presidentit francez Emmanuel Macron dhe gruas së tij, Brigitte.

Fox News Digital ka vëzhguar edhe profilin e Alex në Instagram, ku ka parë duzina fotosh me Demokratë të lartë të Dhomës së Ulët e të Senatit midis 2018 e 2022. Dy nga Demokratët që shfaqen më shumë janë lideri i shumicës në Senat, Chuck Schumer, New York, me të paktën nëntë takime, dhe Kryetarja e atëhershme e Dhomës së Ulët, Nancy Pelosi, California, me të paktën tetë vizita.

“I kënaqur për takimin me liderin e shumicës [Schumer] në fillim të kësaj jave! Me energji të reja për të zgjedhur të paktën edhe dy Senatorë Demokratë të tjerë në mënyrë që të sigurojmë të drejtën e votimit dhe të drejtën e gruas për të zgjedhur”, postoi Soros në Instagram në korrik 2022, bashkë me një fotografi të të dyve.

Në një postim në dhjetor 2021 që përfshinte tri foto të tyre, Alex e quante Schumerin "mik të mirë” dhe shkruante se kishte pasur “një takim të shkëlqyer” me të në Capitol. Disa muaj më herët, Alex bëri një selfie me Schumerin, i cili mbante një helmetë çiklisti, dhe shkruante se ishte “bukur të takoja liderin e shumicës në Senatin tonë [Schumer] dje, duke ngarë biçikletën e në formë të mirë, si dhe tepër i përqendruar te ligji [për të drejtat e votës]”.

Muajin e kaluar, Alex bëri një foto me Pelosin në darkën shtetërore për Presidentin Macron dhe tha se ajo fiton “çmimin për veshjen më të mirë” dhe se ajo është “Kryetarja më e mirë e Dhomës së Përfaqësuesve në historinë amerikane”.

Në një tjetër postim në Instagram në shtator 2022, Alex dhe Pelosi pozojnë për një foto me diçiturën “I lumtur të takohem me Kryetaren e patrembur të Dhomës së Përfaqësuesve”. Në shtator 2021, Sorosi i ri pozonte me të atin dhe Pelosin në një vend të paidentifikuar, me diçiturën “Te Pelosi besojmë! Ishte bukur të takoheshim këtë fundjavë”.

Zyrat e Pelosit dhe Schumerit nuk iu përgjigjën menjëherë pyetjeve të Fox News Digital për takimet e Sorosit të ri me ligjvënësit Demokratë.

Përveç tyre, Alex ka postuar edhe tri foto me ish-Presidentin Obama, të cilat përfshijnë dy evente për mbledhje fondesh që ai organizoi në shtëpinë e tij në New York më 2018 e 2019 për Komitetin Kombëtar Demokrat për Rindarjen Territoriale (NDRC). Fotoja e tretë është bërë në nëntor 2022 në Democracy Forum të Fondacionit Obama, me diçiturën “takim i shkëlqyer me @barackobama një Forum Demokracie të suksesshëm”.

Në maj e dhjetor 2022, Alex postoi dy foto në takim me liderin e pakicës së re në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, përfaqësues i New Yorkut. Fotoja më e freskët duket se është bërë në New York dhe ka diçiturën "e mrekullueshme të takohesha me liderin tonë të ri në Dhomën e Përfaqësuesve. Jemi në duar të sigurta me një njujorkezin tonë”. Fotoja tjetër është bërë në Washington DC.

Alex ka postuar foto në fillim të vitit të kaluar edhe me Përfaqësuesin e Kalifornisë Adam Schiff, dhe Senatorin Chris Murphy, Connecticut, në Konferencën e Sigurisë në Munih të Gjermanisë. Shkruante se ishte “bukur ta nisje takimin e konferencës me shtetarin dhe senatorin e madh amerikan Chris Murphy” dhe lëvdonte Schiff për luftën e tij kundër Donald Trump.

Demokratë të tjerë që shfaqen në Instagram me Alex Soros janë Sekretari i Transportit, Pete Buttigieg, Prokurori i Përgjithshëm i Minnesotas, Keith Ellison, Përfaqësuesi Ro Khanna (Kaliforni) dhe Ilhan Omar (Minnesota), kandidati i mundur governatorial i Teksasit Beto O'Rourke, dhe Senatori Raphael Warnock (Georgia).

E teksa Alex shfaqet përkrah politikanëve, ai i ka mbuluar fushatat liberale me miliona dollarë kontribute, sipas një shqyrtimi të regjistrave të Komisionit Federal të Zgjedhjeve.

Që nga zgjedhjet 2018, Alex ke derdhur të paktën 5.7 milion dollarë në arkat politike federale, sipas regjistrave. Gjatë kësaj kohe, kontributi më i madh ishte 2 milion dollarë për komitetin e aksionit politik në Senat i lidhur me Schumer.

Alex hodhi mbi 700 mijë dollarë në Biden Victory Fund më 2020, duke u bërë një nga donatorët kryesorë. Ai ka çuar qindra mijëra dollarë të tjerë në Nancy Pelosi Victory Fund, Komitetin Kombëtar Demokrat dhe Komitetin Demokratik të Fushatave Kongresionale. (DCCC).

Më tej, dhjetëra mijëra dollarë shkuan në degët e Partisë Demokratike në shtete të ndryshme dhe fushata individuale, duke qenë në shumicën e raste kontribuesi kryesor, sipas regjistrave.

Alex, tashmë 37 vjeç, provoi të diferencohej nga i ati kur ishte në të njëzetat si student doktorature në UC Berkeley, duke krijuar Alexander Soros Foundation.

“Nëse nuk arrij sukses, atëherë do të jem një tjetër fëmijë përtac i mbaruar që e mban babai”, tha për New York Times më 2012. Fondacioni tani duket se është më tepër një diçka në sfond.

Aktualisht Alex është në bordin drejtues të Open Society Foundations, ku shërben si nënkryetar, pas të atit. OJF-të e rrjetit duket se kanë kombinuar të japin mbi 32 miliard dollarë në gjithë botën ndër vite, sipas faqes së OSF në internet, përfshirë shuma të mëdha për organizatat jofitimprurëse të së majtës ekstreme dhe përpjekjeve progresiste në Shtetet e Bashkuar.

Jonathan Kaplan, zëdhënës i Open Society Foundations, nuk iu përgjigj ftesës për koment deri në momentin e botimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...