Papa Benedikti XVI u përcoll për në banesën e fundit me një ceremoni solemne. Por i munguari i madh i kësaj ceremonie ishte presidenti amerikan, Joe Biden.
Prej ditësh, administrata e tij kishte pranuar faktin se presidenti nuk do shkonte në Vatikan, duke e justifikuar këtë me çështje logjistike. Megjithatë, lajmi që qarkullonte prej ditësh, se vetë Papa Benedikti XVI kishte kërkuar që Joe Biden të mos merrte pjesë në varrimin e tij, u konfirmua nga Shtëpia e Bardhë.
“Ju nuk do merrni pjesë në funeral. Pse?” e pyeti gazetari Owen Jensen.
“Epo, pse mendon se nuk do marr pjesë?” reagoi Biden.
“Nuk e di, ma thoni ju,” tha gazetari.
“Ti e di pse,” tha presidenti. Por pas insistimit të gazetarit, Biden tha se duhet të lëvizë një enturazh me 1 mijë persona, prandaj nuk po merr pjesë.
Ndërkohë mediat italiane thonë se kjo ishte një ‘shuplakë’ nga i ndjeri Benedikt ndaj presidentit amerikan.
‘Il Primato Nazionale’ shkruan se është e lehtë të kuptohen arsyet. Biden dhe Benedikti kanë pasur përplasje, pasi presidenti amerikan ishte hapur në favor të abortit, martesave gej, transgjinorëve, ndërrimit të gjinisë nga fëmijët dhe adoleshentët, etj.