Joe Rogan: Soros dëshiron rënien e qyteteve dhe lulëzimin e krimit

Premte, 13 Janar 2023 19:43
 

Nga Alexander Hall, FOX NEWS

Joe Rogan dhe një ish-oficer i CIA-s folën ashpër kundër mega-donatorit George Soros në podcastin “Joe Rogan Experience” të mërkurën. Rogan është një komentator, podcaster, komedian, aktor dhe ish-prezantues televiziv amerikan, në podcast-in e të cilit diskuton ngjarjet aktuale, politikë, komedi, filozofi, shkencë e tema të tjera me të ftuarit.

 
 
Ai bisedoi me ish-oficerin e  operacioneve sekrete në CIA, Mike Baker, aktualisht administrator i Portman Square Group. Biseda u përqendrua te Soros dhe ndikimi i tij në politikanët lokalë
 

“Pata një bisedë me guvernatorin e Teksasit për të, me Greg Abbott, i cili më shpjegoi se çfarë bën George Soros, dhe është e frikshme që ai dhuron para për ekstremistët e majtë, qofshin prokurorë rajonalë apo politikanë, e pastaj financon këdo që është edhe më i majtë se ata për të garuar kundër tyre”, vuri në dukje Rogan. “Ai luan vazhdimisht, luan një lojë globale dhe duket që i pëlqen”.

Baker tha se Soros ka demonstruar njohuri të thella se ku qëndron vërtet fuqia për të ndryshuar shoqërinë që nga baza.

“Ai e ka kuptuar herët se ku kapet pushteti, apo jo? Ti mund të mendosh ‘me anë të një senatori, aty është maja e suksesit’, por në fakt jo. Janë prokurorët rajonalë, janë politikanët në nivel shteti. Aty ndodhin ndryshimet e vërteta dhe aty mund të ndodhin gjërat”, vuri në dukje Baker.

“Ose korrozioni i vërtetë”, iu përgjigj Rogan. “Kjo është gjëja e frikshme, duket se ai financon korrozionin, duket sikur ai dëshiron që qytetet të bien, dëshiron që krimi të lulëzojë. Ai duket si personazh negativ në filmat me Batman”.

Baker kujtoi që Soros e “vuri pasurinë e vërtetë kur pothuajse rrënoi Bakën e Anglisë. Ai nuk lufton për të vërtetën dhe drejtësinë”.

Rogan më pas vazhdoi me zë tallës të lexonte një artikull nga fundi i 2021 që fliste se si Soros kishte nisur të mbështeste një kompania mediatike me synimin e “luftës kundër dizinformacionit”.

“Good Information Inc. synon të financojë e shkallëzojë biznese që kalojnë përmes dhomave të jehonave (mjedise ku opinionet e ndryshme nga ato personale injorohen – Syri) me informacion të bazuar në fakte”, lexoi me sarkazëm Rogan. “Si pjesë e misionit, planifikon të investojë në kompani lokale lajmesh”.

Rogan vuri në dukje: “Është e gjitha shumë e çuditshme. Ky tipi është përfshirë në politikë në nivele të larta për dekada e dekada dhe duket sikur e ka lojë qejfi”.

Baker tha se Sorosit “i pëlqen të jetë zoti i kukullave, i pëlqen të luajë fijet, i pëlqen ta ketë atë ndikim, impakt”.

Rogan pyeti se “cila është loja finale” e Sorosit pasi këmbënguli se një aspekt i çuditshëm është që Soros është “publik në mënyrë unike për gjithçka”.

Biseda shkoi edhe më thellë se si njerëzit mësuan për rëndësinë e politikanëve lokalë vitet e fundit, sidomos gjatë pandemisë së Covid-19.

Baker tha se kishte vënë re “ndërgjegjësim” më të lartë të njerëzve për “rëndësinë e të diturit se cili është këshilli i qytetit tënd apo kongresmeni i shtetit tënd dhe janë të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj”, sepse “nëse dëshiron të qahesh e ankohesh, nga ana tjetër ke obligimin që të marrësh pjesë”.

Rogan ishte dakord, duke thënë se “nuk mendoj që njerëzit i kishin kuptuar implikimet që ishin në jetën e tyre reale, me politikanët, çfarë rregullash mundeshin apo jo të zbatonin deri në pandemi, deri në momentin e mbylljes së bizneseve, restoranteve, të detyrimit të disa gjërave, vaksinave për shkollat e fëmijëve”.

Më pas shtoi: “Kur panë politikanët të bënin gjëra të tilla, atëherë njerëzit nisën të frikësoheshin e të thoshin ‘nuk e dinim që ju kishit kaq shumë fuqi’”.

Modifikuar më Premte, 13 Janar 2023 19:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...