Në një njoftim zyrtar, këtë herë nga vetë Shtëpia e Bardhë, mësohet se dokumente të tjera janë gjetur këtë herë në shtëpinë e liderit amerikan në Wilmington të Delawere.
Zbulimi i ri i hedh më shumë benzinë skandalit të ditëve të fundit dhe zgjeron dyshimet ndaj demokratëve, të cilët mendonin se ia kishin hedhur më të keqes me zgjedhjet e mesit të mandatit.
Juristi i Shtëpisë së Bardhë, Richard Sauber tregon se dokumentet e gjetura në banesën e Biden tashmë, disa prej të cilave ‘top secret’, i janë dorëzuar zyrtarisht Departamentit të Drejtësisë.
Ekspertët vlerësojnë se lëvizja e Shtëpisë së Bardhë për të lajmëruar zbulimin e fundit është një përpjekje për të treguar se ajo është e hapur për transparencë pas akuzave të ditëve të fundit.