Kërcënim për shoqërinë: Soros dha mbi 20 miliardë dollarë për të majtën

Saturday, 21 Janar 2023 13:00

Të analizosh rrjetën e madhe të merimangës, ku organizohet operacioni i parave të errëta të miliarderit progresist globalist George Soros, është një përpjekje shumë e vështirë. Por një grup mbikëqyrës ka analizuar taksat dhe dokumentet e tjera dhe ka dalë me një shifër marramendëse: “Dokumentet e reja zbulojnë se perandoria jofitimprurëse e George Soros ka derdhur rreth 21 miliardë dollarë që ngë viti 2000, duke e bërë atë ndoshta bankomatin më të madh të kauzave politike majtiste në botë,” raportoi Hayden Ludwig i organizatës ‘Capital Research Center’ (CRC).

 
CRC drejton faqen e internetit thellësisht informative ‘Influence Watch’, e cila ruan dosjet për grupet e ndryshme të interesit të politikave publike dhe mbështetësit e tyre të kamur financiarisht.
 

Ndërsa është bërë modë të minimizohet efekti i financuesve në këtë det agjitacioni me donatorë të majtë, duke cituar filantropitë e tjera të këtyre miliarderëve, kjo shifër flet vetë. Më shumë se 20 miliardë dollarë janë shpërndarë nga një njeri i përkushtuar për transformimin e Shteteve të Bashkuara dhe qytetërimit perëndimor në përgjithësi.

Matematika e Sorosit: Miliarda të hedhura në një vit

“Fondacionet e Sorosit derdhën 2.7 miliardë dollarë në organizatat fitimprurëse (kryesisht të majta) vetëm në vitin 2021,” thotë Ludwig. “Përveç kësaj, gati 577 milionë dollarë grante u dhanë për rrjetet e avokatisë: Qendra për Politikat e Shoqërisë së Hapur, grupi lobues më i vjetër i Sorosit, dhe Fondi misterioz për Reformimin e Politikave”.

Siç e parashtron CRC, Soros i ka futur gishtat te shumë ëmbëlsira njëkohësisht- por dy dallohen për sa i përket ndikimit shkatërrues bashkëkohor. Paratë e tij po nxisin sulme si ndaj integritetit elektoral, ashtu edhe ndaj ligjit dhe rendit në Amerikë.

Grupet e miliarderit kanë paguar plot 30 milionë dollarë në vitin 2021 për një grup të njohur si ‘Amerika voton’, shkruan Ludwig. Organizata është një qendër e koordinimit të komunitetit progresiv. “’Amerika voton’ është padyshim ingranazhi më i madh në makinerinë e regjistrimit të votuesve të së majtës, duke rritur pjesëmarrjen e demokratëve në shtetet deçizive, ndërsa minon ligjet e integritetit zgjedhor me ndihmën e donatorëve të fshehtë”, shkruan më tej Ludwig.

“Amerika voton” është e përkushtuar që të zbusë standardet për të regjistruar sa më shumë votues në çdo mënyrë që mundet. Ajo ka deklaruar se kundërshton çdo ligj për identifikimin e votuesve që kufizon aksesin në kutinë e votimit. “Ne duhet t’i japim fund ligjeve të identitetit të votuesve dhe ta bëjmë më të lehtë që njerëzit të votojnë,” thuhej në një postim të këtij grupi.

Një faqe e ‘Amerika voton’, e njohur me emrin “Mbroni votuesit tani”, krenohet me aktivitetet e saj për të rivendosur të drejtën e votës për kriminelët e dënuar në Florida. Po ashtu ky grup krenohet me nismën për të ndihmuar miliona njerëz që të regjistrohen për të votuar me postë. “Të bëjmë më të lehtë votimin me postë,” theksohet në një pikë kryesore të nismës së tyre.

Ja çfarë mbështetet me paratë e George Soros.

Financimi i palishmërisë aty ku jetojnë amerikanët

Pastaj është lëvizja gërryese e ‘reformës në drejtësinë penale’. Soros është i njohur për financimin e fushatave të suksesshme të prokurorëve radikalë përparimtarë në të gjithë vendin. Këta prokurorë kanë vazhduar të tregojnë vlerësimin e tyre duke ndjekur me besnikëri linjën e Shoqërisë së Hapur duke ulur ndjeshëm ndjekjen penale ndaj autorëve të dyshuar të krimeve të rënda. Por nuk mbaron me kaq.

“Fondacioni për Promovimin e Shoqërisë së Hapur i dërgoi 200 mijë dollarë Koalicionit të Drejtësisë në Austin për të ‘edukuar publikun për policimin, ndikimin e sindikatave të policisë dhe mënyrat për të mbajtur komunitetet të sigura pa u mbështetur te policia’,” raportoi Fox News në rishikimin e deklarimeve tatimore të Sorosit.

Liberty Nation ka dokumentuar kaosin kërcënues për jetën që ka pasuar në qytetin e Austin, nga problemet e rënda të mungesës së policisë, të nxitura nga aktivistët e majtë të mbështetur nga Soros. Përveç atyre 200 mijë dollarëve për Koalicionin e Drejtësisë në Austin, Soros dhuroi 500 mijë dollar për një grup që kundërshtoi një masë të votuar nga banorët që të punësoheshin më shumë oficerë police.

Leesa Donner e Liberty Nation vuri në dukje në tetor të vitit 2021:

“Mungesa e madhe e personelit ishte pasojë e drejtpërdrejtë e vendimit të Këshillit Bashkiak në Austin për të shkurtuar 150 milionë dollarë nga buxheti i departamentit të policisë vitin e kaluar. Statistikat e krimit janë alarmante në Austin: që nga prilli i vitit 2020, shkalla e vrasjeve është rritur me 200 përqind, sulmet e rënda me 36 përqind dhe vjedhja e makinave me rreth 44 përqind”.

Si mund të lejohet një njeri që të shkaktojë një mjerim të tillë mbi komunitetet amerikane? Përmbytja e procesit zgjedhor me kova parash është ndoshta arma e tij më e fuqishme. ‘Wall Street Journal’ raportoi në nëntor se Soros kishte dhuruar 128 milionë dollarë për komitetet demokratike, duke e bërë atë donatorin më të madh për zgjedhjet e mes-mandatit.

Kontrolli i tij në një nga dy partitë kryesore politike në Amerikë duket të jetë absolut. Çfarë do e quanit ndryshe fjalinë e mëposhtme?

“Kamala Harris do të marrë pjesë në tre dalje të mëdha të mbështetura nga George Soros brenda një periudhe tremujore, pas paraqitjes së saj në Konferencën e Sigurisë në Mynih 2021,” shkroi LN vitin e kaluar.

Nuk është një zbulim i ri që paraja blen ndikim. Por kur numri i dollarëve rritet mbi 20 miliardë, amerikanët kanë të drejtë të pyesin veten se në cilën pikë, ky ndikim kthehet në kontroll.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...