Javën e kaluar, protestuesit sulmuan ambientet e policisë, ndërsa më vonë i vunë flakën një makine policie
Në një mesazh në median sociale, Trump tha se protestuesit janë ekstremistë që duan të vrasin njerëz.
“Si gjithmonë, janë qytetarët që punojnë fort, qytetarët që i binden ligjit, nga të gjitha kategoritë dhe prejardhjet, që po paguajnë ccmimin për këtë ekstremizëm të dhunshëm dhe radikal nga e majta, që sponsorizohet nga Soros”, tha Trump.
Soros është një oligark majtist që financon kauzat e majta përmes miliarda dollarëve.
“Trazirat e dhunshme dhe të egra në Atlanta janë kryer nga anarkistët e majtë radikalë anti-policorë. Kjo është diccka e neveritshme që duhet të ndalet,” tha Trump.
“Këta ekstremistë thyen dritaret, i vunë zjarrin një makine policie, shkatërruan biznese, shkatërruan qendrën e Atlantës, madje u zbulua se kishin eksploziv me vete. Ata donin të vrisnin njerëz, ata nuk e kishin këtë mundësi, por po ta kishin, nuk do të humbisnin asnjë moment për ta bërë këtë gjë”.