E pranishme në tubim ishte edhe ish-kryeministrja britanike, Lizz Truss, raporton Al Jazeera.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i qeverisë iraniane falënderoi qeverinë shqiptare për sulmin e ndërmarrë ndaj kampit të MEK.
“Parisi krijoi bazat për një tubim terroristësh, daullet e turpit të të cilit u dëgjuan në Shqipëri dhe jehuan në mbarë botën së fundmi,” tha zëdhënësi Nasser Kanani, duke shtuar Franca do ketë pasoja ligjore nëse vazhdon të akomodojë grupin disident.
Kujtojmë se Franca e pati bllokuar këtë tubim pikërisht në kohën kur qeveria shqiptare ndërmori sulmin mbi kampin MEK. Por një gjykatë franceze e rrëzoi vendimin për të mos lejuar tubimin.
Sulmi i qeverisë shqiptare mbi kampin MEK është kritikuar ashpër nga zyrtarët më të lartë të djathtë në SHBA.
Sipas tyre, kjo po bëhet në mënyrë që administrata Biden të joshë regjimin e mullahëve.