Washington Free Beacon: Misioni i Sorosit u minua nga takimi me Ramën, korruptuesin e FBI-së

Premte, 07 July 2023 16:46
Nga Chuch Ross, WASHINGTON FREE BEACON

 

Aleks Soros kohët e fundit mori përsipër organizatën jofitimprurëse të krahut të majtë të babait të tij ‘Open Society Foundations’, e cila synon të çrrënjosë korrupsionin qeveritar në vendet e huaja.

Por Sorosi i ri mund ta ketë minuar atë misionin në takimin e tij të 4 korrikut me një udhëheqës evropian të implikuar në ryshfetin e supozuar ndaj një zyrtari të lartë të kundërzbulimit të FBI-së.
 
 
 

Soros dhe ish-presidenti Bill Klinton u takuan me kryeministrin shqiptar, Edi Rama në Tiranë, sipas postimeve të Soros në rrjetet sociale. Soros e quajti Ramën, kreun e Partisë Socialiste të Shqipërisë, si ‘vëllain’ e tij dhe një nga liderët më të mëdhenj të botës. Por reputacioni i Ramës ka marrë një goditje të madhe pas padisë ndaj ish-zyrtarit të kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal.

 
 

Sipas prokurorëve federalë, McGonigal i shiti akses Ramës dhe zyrtarëve të tjerë shqiptarë për qindra-mijëra dollarë, ndërsa ishte ende në listën e pagave të FBI-së.

Pas takimeve me Ramën, lideri shqiptar dyshohet se i dha McGonigal informacione për një lobist amerikan që punonte për rivalin politik të Ramës. Më pas, McGonigal dyshohet se nxiti kolegët e tij të FBI-së për të nisur një hetim ndaj lobistit.

McGonigal akuzohet për fshehjen e lidhjeve të tij me shtetas të huaj dhe dhënien e deklaratave të rreme. Rama e ka mohuar keqbërjen, por nuk është hera e parë që akuzohet se ka përdorur amerikanët për ta ndihmuar politikisht. Në vitin 2019, një biznesmen shqiptaro-amerikan pranoi se kishte depozituar 80 mijë dollarë në kontribute të paligjshme për fushatën e Barak Obamës, në emër të Edi Ramës në vitin 2012. Rama dyshohet se donte një foto me presidentin amerikan për të ndihmuar fushatën e tij për kryeministër.

Takimet e Soros me liderin shqiptar në vështirësi mund të ngrenë pikëpyetje rreth pretendimit të Shoqërisë së Hapur për të mbështetur qeverië e hapura dhe demokratike në Shqipëri dhe në mbarë botën. Shoqëria e Hapur ka shpenzuar dhjetëra milionë dollarë në vendin ballkanik që nga viti 1992, duke financuar organizata për të forcuar demokracinë lokale dhe për të luftuar krimin e organizuar. Filantropi shpenzoi 2 milionë dollarë në vitin 2020, kryesisht për reformën në drejtësi dhe për të përmirësuar praktikat demokratike. Shoqëria e Hapur shpenzon miliona dollarë në vit për grupet në Shtetet e Bashkuara që mbështesin lëvizjen për të hequr financimin e policisë, për të zgjeruar Gjykatën Supreme dhe për të miratuar iniciativa radikale për ndryshimet klimatike.

Aleks Soros, të cilin babai i tij e emëroi për të udhëhequr Shoqërinë e Hapur në fillim të këtij viti, ka përdorur lidhjet e tij me Shtëpinë e Bardhë të Biden për të mbrojtur liderët e huaj të mbështetur nga Shoqëria e Hapur. Soros është takuar të paktën pesë herë me Zëvendëskëshilltarin për Sigurinë Kombëtare, Xhon Finer. Një nga këto takime ndodhi në të njëjtën ditë kur udhëheqësi brazilian Luiz Injacio Lula da Silva vizitoi Shtëpinë e Bardhë. Soros u shoqërua në takim nga Pedro Abramovaj, drejtor i zyrës së Shoqërisë së Hapur në Rio De Zhaneiro, i cili shërbeu në administratën e mëparshme të Lulës. Është e paqartë nëse Soros ka diskutuar për Ramën gjatë vizitave të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Mandati i Sorosit të ri është në fillime të vështira. Shoqëria e Hapur njoftoi javën e kaluar se do të shkurtojë fuqinë e saj punëtore me të paktën 40 përqind në mënyrë që të krijojë një organizatë më të shkathët. Organizata bamirëse po ofron seminare për mirëqenien e punonjësve të saj pas pushimeve nga puna.

Vizita e Sorosit dhe Klintonit në Tiranë mund t’i sigurojë Ramës një rritje të reputacionit shumë të nevojshëm brenda dhe jashtë vendit, ndërsa ai përballet me pyetje në lidhje me marrëdhënien e tij me McGonigal.

Partia opozitare e Shqipërisë i bëri thirrje Ramës të paraqitej para parlamentit për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me marrëdhënien e tij me zyrtarin e diskredituar të FBI-së, i cili drejtonte divizionin e kundërzbulimit në zyrën e FBI-së në Nju Jork. Rama ka refuzuar të dalë përpara parlamentit dhe tha se akuzat ishin për të shfrytëzuar politikisht ‘një proces ligjor në SHBA që nuk ka fare lidhje me Shqipërinë, qeverinë apo mua personalisht’.

Klinton u shfaq me Ramën në një event në Tiranë për të pranuar Yllin e Madh të Mirënjohjes, nderimi më i lartë i dhënë nga kryeministri i Shqipërisë për të huajt. Soros e vlerësoi Shqipërinë si një aleat të madh të Shteteve të Bashkuara dhe vlerësoi udhëheqjen e Edi Ramës.

“Dhe çfarë rastësie që Edi Rama lindi më 4 korrik!!! Kumbimi i festës dhe ditëlindja e vëllait tim Edi me këta dy burra të mëdhenj ishte një moment kulmor që do ta vlerësoj përgjithmonë”, shkruante Soros në rrjetet sociale krahas fotove të tij me Klintonin dhe Ramën.

Rama u takua me McGonigal të paktën katër herë përpara se McGonigal të tërhiqej nga FBI në vitin 2018. Sipas prokurorëve, McGonigal loboi te Rama në emër të një biznesmeni shqiptaro-amerikan, Agron Neza, i cili kërkonte kontrata me qeverinë shqiptare. Neza dyshohet se i ka paguar McGonigal 225 mijë dollarë për të organizuar takime me Ramën dhe këshilltarin e tij, Dorian Duçka.

Pas një takimi me Ramën në nëntor të vitit 2017, McGonigal i kërkoi një prokurori federal të hetonte një lobist amerikan për rivalin kryesor të partisë së Ramës, Partinë Demokratike të Shqipërisë. Partia drejtohej nga Lulzim Basha, një konservator që mbështeti Donald Trump. Prokurorët pretendojnë se McGonigal mori informacion nga zyra e Ramës për lobistin amerikan, Nikolas Muzin, dhe ua dha atë kolegëve të tij në FBI. Byroja hapi zyrtarisht një hetim për Muzin në shkurt të vitit 2018. Neza dhe Duçka shërbyen si burime të FBI-së për hetimin, sipas prokurorëve.

Rama pranoi në mars se u atakua me McGonigal dhe Nezën, por mohoi t’i kishte paguar ryshfet zyrtarit të FBI-së.

Fondacionet e Shoqërisë së hapur nuk iu përgjigjën një kërkese për koment.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...