Mesazhi i Joseph për Zelensky-n: Mos e zgjat takimin me Vuçiçin, kthehu në Kiev dhe njihe Kosovën

Tuesday, 22 August 2023 12:36
Profesori amerikan, Edward Joseph, ka këshilluar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky që të mos e zgjasë takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç në Greqi.
 

Në një postim në Twitter ai shkruan se sapo të përfundojë “izolimi serbo-rus i Kosovës”, ky do të jetë fundi i lojës së Vuçiçit.

“Këshilla ime është që të kesh takim të shkurtër me Vuçiçin. Kthehu në Kiev dhe puno për ta njohur Koosvën. Beogradi do të ketë vetëm një opsion, atë që qytetarët tuaj e kanë zgjedhur, opsionin për ta përqafuar NATO-n dhe BE-në. Një zgjidhje përfundimtare dinjitoze e çështjes së Kosovës do t’i shkaktojë goditje të madhe Putinit”, shkruan ai.

Joseph shton se Rusia, ashtu si Serbia, e shfrytëzojnë Kosovën për të mbështetur agresionin kundër Ukrainës.
 
“President Zelensky, mos bini në grackë për t’u përpjekur për të joshur Vuçiçin. Marrëdhënia e tij me Rusinë dhe fuqia e tij, e mbështet izolimin e Kosovës. Ne e dimë këtë duke u bazuar në akuzat e Beogradit dhe Moskës për lëvizjen që ka bërë përpara Kosova”, shkruan ai.
 

Sipas tij, nuk është aspak e çuditshme që Rusia gëzon mbështetje në Serbi. Joseph thekson se Serbia jo vetëm që refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë, por gjithashtu po shpërfill hapur politikën e Bashkimit Evropian.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mira Murati gruaja e parë shqiptare emërohet CEO e OpenAI (inteligjenca artificiale)

Politikë

Mira Murati gruaja e parë shqiptare emërohet CEO e OpenAI (inteligjenca artificiale)

Bordi i drejtorëve të OpenAI shprehet në një njoftim, se Sam Altman do të largohet si CEO dhe do të zëvendësohet nga shefja e teknologjisë, shqiptarja Mira Murati. Kompania tha se kreu “një proces...

Humb jetën ylli i serialit ‘Friends’, u mbyt aksidentalisht në shtëpinë e tij

Kronikë

Humb jetën ylli i serialit ‘Friends’, u mbyt aksidentalisht në shtëpinë e tij

Një nga aktorët më të mirë, dhe yjet ‘Friends’ Mattheë Perry i njohur në seriah si ‘Chandler’, ka humbur jetën aksidentalisht në shtëpinë e tij. Burimet nga policia thanë se, rreth...

Mariela Shkurta: Veprime te turpshme, qe tregojne haptazi se si funksionon drejtesia ne vend.

Politikë

Mariela Shkurta: Veprime te turpshme, qe tregojne haptazi se si funksionon drejtesia ne vend.

Nga Mariela Shkurta: Veprime te turpshme, qe tregojne haptazi se si funksionon drejtesia ne vend. Sot, bashkeshortit te ministres Xhacka iu sekuestrua trualli, por ish-deputeti i PS vijon te mbetet njeri i...