Donald Trump: Të enjten do arrestohem nga një prokurore radikale e majtë

Tuesday, 22 August 2023 12:39
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump tha se ai do paraqitet të enjten në një gjykatë në shtetin e Xhorxhias ku përballet me akuza për ndërhyrje në zgjedhje.

 

Një gjykatës në Atlanta, që po mbikëqyr procesin, ka vendosur një shumë prej 200 mijë dollarësh për lirimin me kusht.

Trump i ka mohuar të 13 akuzat ndaj tij. Ai tha se pret që të arrestohet nga një prokurore radikale e majtë.
 
“A mund ta besni? Unë do të shkoj në Atlanta të enjten për t’u ARRESTUAR nga një prokurore radikale e majtë, Fani Willis.
 
Ajo bëri fushatë, dhe po vazhdon të bëjë fushatë dhe të mbledhë fonde me këtë gjueti shtrigash.
 

Gjithçka është në koordinim të rreptë me Departamentin e Drejtësisë të Joe Biden”, shkroi Trump në rrjetet sociale.

Rasti i Xhorxhias përbën aktakuzën e katërt të ngritur ndaj Trump. Ai përballet me një gjyq në Nju Jork lidhur me një pagesë të bërë ndaj një ylli të pornografisë dhe një gjyq në Florida për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara federale.

Një tjetër aktakuzë, në Uashington, e akuzon atë për përpjekje të paligjshme për ta përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020. Prokurori i posaçëm Jack Smith ka kërkuar që gjyqi të nisë në janar, por ende nuk është caktuar një datë.

Trump është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mira Murati gruaja e parë shqiptare emërohet CEO e OpenAI (inteligjenca artificiale)

Politikë

Mira Murati gruaja e parë shqiptare emërohet CEO e OpenAI (inteligjenca artificiale)

Bordi i drejtorëve të OpenAI shprehet në një njoftim, se Sam Altman do të largohet si CEO dhe do të zëvendësohet nga shefja e teknologjisë, shqiptarja Mira Murati. Kompania tha se kreu “një proces...

Humb jetën ylli i serialit ‘Friends’, u mbyt aksidentalisht në shtëpinë e tij

Kronikë

Humb jetën ylli i serialit ‘Friends’, u mbyt aksidentalisht në shtëpinë e tij

Një nga aktorët më të mirë, dhe yjet ‘Friends’ Mattheë Perry i njohur në seriah si ‘Chandler’, ka humbur jetën aksidentalisht në shtëpinë e tij. Burimet nga policia thanë se, rreth...

Mariela Shkurta: Veprime te turpshme, qe tregojne haptazi se si funksionon drejtesia ne vend.

Politikë

Mariela Shkurta: Veprime te turpshme, qe tregojne haptazi se si funksionon drejtesia ne vend.

Nga Mariela Shkurta: Veprime te turpshme, qe tregojne haptazi se si funksionon drejtesia ne vend. Sot, bashkeshortit te ministres Xhacka iu sekuestrua trualli, por ish-deputeti i PS vijon te mbetet njeri i...