Afera McGonigal/ Washington Post: Kongresi të hetojë ‘gropën’ ligjore

E mërkurë, 23 August 2023 12:50
Nga Zoe Riter, Washington Post

 

Si një aktiviste pro-demokracisë, që është thellësisht e shqetësuar për pazaret me ndikimin e huaj në Shtetet e Bashkuara, e kam ndjekur nga afër ndjekjen penale ndaj ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal.

Siç raportohet në artikullin e datës 16 gusht, “ish-zyrtari i lartë i FBI-së, ka pranuar fajësinë për ndihmën e paligjshme ndaj aleatit të Putinit”.
 
McGonigal u deklarua fajtor për akuza që lidhen me punën që ka bërë për miliarderin rus të sanksionuar dhe aleatin e Putinit, Oleg Deripaska, dhe, sipas avokatit të zotit McGonigal, po diskutohet edhe pranimi i fajit për një tjetër padi rreth dyshimeve se ai ka marrë ryshfet ndërsa shërbente si shef i kundërzbulimit të zyrës së FBI-së në Nju Jork.
 
 
Çështja McGonigal hedh dritë kritike mbi një boshllëk të madh ligjor në SHBA në kuadrin e pastrimit të parave. Aktualisht, kur një ‘figurë politike’ e huaj e nivelit të lartë- dikush me qasje të nivelit të lartë në pushtet, si për shembull një zyrtar i lartë qeveritar apo menaxher i lartë i fushatës politike- bën depozitime me origjinë të panjohur ose të dyshimtë në llogaritë bankare në SHBA, bankat duhet ta raportojnë këtë aktivitet të dyshimtë te organet e zbatimit të ligjit në SHBA.

 

Megjithatë, ligjet tona nuk kërkojnë një shqyrtim të tillë të transaksioneve financiare potencialisht të dyshimta nga figura të larta politike vendase si zoti McGonigal.

Ky është një problem në rritje, pasi ne po dëshmojmë një rritje të konsiderueshme të operacioneve me ndikim të huaj që synojnë figura të larta politike në Shtetet e Bashkuara. Është koha që Kongresi të miratojë legjislacionin që kërkon të njëjtin shqyrtim të transaksioneve të dyshimta financiare në SHBA për figura të larta politike, qofshin ata qytetarë amerikanë apo jo. Duke vepruar kështu, do ta mbrojmë më mirë demokracinë tonë nga ndikimi i regjimeve dhe aktorëve të huaj të korruptuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mira Murati gruaja e parë shqiptare emërohet CEO e OpenAI (inteligjenca artificiale)

Politikë

Mira Murati gruaja e parë shqiptare emërohet CEO e OpenAI (inteligjenca artificiale)

Bordi i drejtorëve të OpenAI shprehet në një njoftim, se Sam Altman do të largohet si CEO dhe do të zëvendësohet nga shefja e teknologjisë, shqiptarja Mira Murati. Kompania tha se kreu “një proces...

Humb jetën ylli i serialit ‘Friends’, u mbyt aksidentalisht në shtëpinë e tij

Kronikë

Humb jetën ylli i serialit ‘Friends’, u mbyt aksidentalisht në shtëpinë e tij

Një nga aktorët më të mirë, dhe yjet ‘Friends’ Mattheë Perry i njohur në seriah si ‘Chandler’, ka humbur jetën aksidentalisht në shtëpinë e tij. Burimet nga policia thanë se, rreth...

Mariela Shkurta: Veprime te turpshme, qe tregojne haptazi se si funksionon drejtesia ne vend.

Politikë

Mariela Shkurta: Veprime te turpshme, qe tregojne haptazi se si funksionon drejtesia ne vend.

Nga Mariela Shkurta: Veprime te turpshme, qe tregojne haptazi se si funksionon drejtesia ne vend. Sot, bashkeshortit te ministres Xhacka iu sekuestrua trualli, por ish-deputeti i PS vijon te mbetet njeri i...