Joseph: ‘Biden’ dështoi, Kongresi të marrë në dorë situatën në Kosovë

E Enjte, 28 September 2023 11:11
Analisti i njohur amerikan, Edward Joseph, i bën thirrje Kongresit që të marrë në dorë situatën në Kosovë.

 

Duke komentuar zëvendësimin e mundshëm Robert Menendez si drejtues i Komisionit të Jashtëm të Senatit, Joseph thotë se tani është koha që Kongresi të veprojë.

“Kush duhet të zëvendësojë Menendezin si kryetar i Komisionit të Jashtëm? Ai senator që është i gatshëm të sfidojë urgjentisht iluzionet e rrezikshme të administratës Biden. ‘Agresioni terrorist’ i të dielës, i nisur nga Serbia në Kosovë, mund të kishte përfunduar me trupa amerikane të vrarë ose të plagosur.
 

Hovenier tha se sulmi ‘i sofistikuar, i koordinuar’ ndaj policisë së Kosovës, që la 5 të vdekur, ishte një ‘plan për të destabilizuar rajonin’. Gjë që ngre çështjen e një drite jeshile zyrtare serbe- dhe politikës zyrtare të SHBA ndaj Beogradit. 

Ashtu siç ‘lufta është shumë e rëndësishme për t’ua lënë gjeneralëve’, po ashtu edhe politika e jashtme është shumë e rëndësishme për t’ua lënë diplomatëve. Administrata e ka shitur Kongresin- dhe veten- në një strategji ‘të mos shohin të keqen’ ndaj regjimit autokratik të presidentit serb, Vuçiç.

Lideri Schumer, ajo që duhet të bëjë Komisioni i Jashtëm i Senatit është sa më shumë presion mbi qëndrimin e administratës së shtrirë në shpinë ndaj Beogradit, çka ka kontribuar në konfrontimin e dhunshëm dhe fatal të së dielës. Kjo do të thotë se Komisioni i Jashtëm nuk mund të shtrijë shpinën drejt Administratës.

Dhe Demokratët e Komisionit të Jashtëm duhet të bëjë thirrje për një hetim urgjent të udhëhequr nga NATO të operacionit fatal serb të 24 shtatorit, në Kosovë, një vend që mbrohet nga trupat e NATO-s dhe SHBA. Si një sinjal stabilizues i menjëhershëm, NATO duhet të rivendosë Zonën e Sigurisë Tokësore 5 kilometra jashtë kufirit të Kosovës.

Mesazhi nga Kongresi duhet të jetë i qartë: Nuk ka më biznes si zakonisht në Ballkan. Të gjithë liderët- përfshirë presidentin Vuçiç, duhet të mbajnë përgjegjësi, ashtu siç është mbajtur vazhdimisht përgjegjës kryeministri i Kosovës, Kurti, me fjalë të mprehta dhe me masa direkte nga SHBA.

Senatorët që e konsideruan Vuçiçin si mik të tyre, duhet të marrin parasysh miqësitë e dyshimta të Serbisë me Rusinë, Kinën, Venezuelën dhe madje edhe Iranin- secila miqësi e forcuar në izolimin e përbashkët të Kosovës.

Kongresi duhet të kuptojë se si Putini po i shfrytëzon ndarjet evropiane mbi Kosovën për të zhvilluar luftën e tij në Ukrainë. Demokratët e Komisionit të Jashtëm duhet të nxisin Administratën të kërkojë nga aleatët- Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja të njohin kostot e qarta që refuzimi i tyre për të njohur Kosovën, i imponon të gjithë Aleancës.

Lideri i shumicës, Schumer, një anëtar i Komisionit të Jashtëm të Senatit pati guximin që në seancën dëgjimore të shkurtit 2022, të sfidonte fuqishëm ‘skenarin rozë’ të administratës në Ballkan. Emri i senatorit është Ben Cardin,” shkruan Joseph në rrjetet sociale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...