Sueddeutsche Zeitung: Kush qëndron pas sulmit terrorist në Kosovë?

E Enjte, 28 September 2023 13:39
Nga Tobias Zick, Sueddeutsche Zeitung

 

Pas sulmit të rëndë terrorist në veri të Kosovës fundjavën e kaluar, po shtohen të dhënat që tregojnë se Beogradi mund të ketë qenë bashkëpunëtor. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla paraqiti publikisht të martën një video me dron, që dukej se tregonte një politikan të rangut të lartë mes sulmuesve të armatosur dhe me uniformë që kishin barrikaduar veten në një manastir ortodoks: Milan Radojçiç, nënkryetar i Listës Serbe, partisë dominuese serbo-kosovare në veri të vendit. Radojçiçit i janë konfiskuar edhe dokumente, duke përfshirë edhe leje për armë të lëshuar në Serbi.

 
 
Radojçiç konsiderohet si njeriu i besuar i presidentit serb, Aleksandër Vuçiçc. Rreth vitit 2017, ai e përshkroi atë si ‘gardian të Serbisë në Kosovë’. Politikani serb i Kosovës, Oliver Ivanoviç, i njohur për sjelljen e tij të moderuar dhe kritike ndaj Beogradit, shprehu shqetësimin e tij për këtë lloj vlerësimi në atë kohë- pak më vonë ai u vra. Në fund të vitit 2021, qeveria amerikane vendosi sanksione ndaj Radojçiçit për anëtar i dyshuar i një organizate kriminale.
 

Luftimet me policinë e Kosovës zgjatën disa orë

Një polic kosovar mbeti i vrarë dhe tre të tjerë u plagosën në sulmin terrorist të fundjavës së kaluar. Sipas autoriteteve, rreth 30 sulmues të armatosur rëndë goditën policinë në një pritë, në të cilën ata kishin bllokuar një urë në veri të Kosovës me kamionë pa targa.

Autorët më pas u barrikaduan në mjediset e një manastiri ortodoks serb dhe vazhduan përplasjen e armatosur me policinë e Kosovës për disa orë. Tre prej tyre u vranë, tre u arrestuan dhe pjesa tjetër mesa duket u aratis në Serbinë fqinje. Radojçiç thuhet se po merr trajtim spitalor atje.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla bëri të ditura të mërkurën të tjera detaje nga hetimi. Një nga hetuesit e vrarë thuhet se ka punuar më parë si truprojë për shefin aktual të inteligjencës serbe, Aleksandër Vulin, i cili gjithashtu është nën sanksionet e SHBA që nga korriku i këtij viti: qeveria në Uashington e akuzon atë për korrupsion dhe përfshirje në kontrabandën e drogës. Po ashtu thuhet se në postet e tij politike- ai ka qenë më parë ministër i Mbrojtjes dhe i Brendshëm- ‘ka mbështetur aktivitetet keqdashëse të Rusisë që dobësojnë sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor’.

Për kryeministrin e Kosovës, presidenti serb është një diktator

Qeveria në Beograd hodhi poshtë akuzat e Kosovës të mërkurën. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç e cilësoi si të rreme videon me dron, ku sipas MPB-së së Kosovës, shihet politikani Radojçiç. Presidenti Vuçiç kishte dënuar edhe më parë vrasjen e policit të Kosovës, por përgjegjësinë krysore ia kishte caktuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin.

Ai tha se Kurti po terrorizon popullatën serbe në Kosovë, kështu që ‘ishte vetëm çështje kohë’ që ata që e shihnin veten të persekutuar nga policia e Kosovës të ‘bënin diçka për veten dhe familjet e tyre’. Në një takim me ambasadorin rus në Beograd, Vuçiç tha se e kishte informuar për ‘spastrimin brutal etnik’ që po organizonte Kurti me ‘mbështetjen e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare’.

Kurti u kundërpërgjigj të mërkurën duke thënë se Kosova është një shtet demokratik dhe se serbët që jetojnë në vend, nuk kanë nevojë për ‘çlirimin nga Republika e Kosovës, por nga veglat terroriste të Serbisë’. Ai e përshkroi presidentin serb si një ‘diktator’.

Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeff Hovenier e përshkroi sulmin e fundjavës si ‘të koordinuar dhe të sofistikuar’ në një intervistë për Politico: arsenali i armëve të përdorura- duke përfshirë raketahedhës, mina dhe një automjet të blinduar- nuk është diçka që është ‘në dispozicion për qytetarin e zakonshëm’. Pas sulmit qëndronte padyshim një ‘plan për të destabilizuar sigurinë në rajon’.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...