Zyra e tij ka publikuar një video në rrjetin social X kur Netanyahu vizitoi forcat ushtarake izraelite, transmeton Telegrafi.
Në një deklaratë të veçantë nga zyra e tij, thuhej se Netanyahu kishte pyetur ushtarët izraelitë nëse ishin gati për fazën tjetër.
Kjo vjen derisa ushtria izraelite po bëhet gati të nisë ofensivën tokësore në Rripin e Gazës, derisa u dha afat palestinezëve 24 orë të zhvendosen nga pjesa e veriut në jug të rajonit.
Izraeli e ka bombarduar Gazën për tetë ditë në shenjë hakmarrjeje të sulmit që nisi grupi Hamas më 7 tetor në Tel Aviv.
Deri më tani mijëra njerëz kanë vdekur nga të dyja anët.