Këshilltari izraelit për Siguri Kombëtare e ka paralajmëruar grupin militant të Libanit, Hezbollahun, që të mos nisë luftë në veri të Izraelit, duke e kërcënuar me “shkatërrim” të grupit.
Rreth 1.300 njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve ndaj Izraelit dhe 150 persona janë marrë peng.
Izraeli është përgjigjur me bombardime intensive në Gazë dhe me rrethim total të 2.3 milionë palestinezëve.
Autoritetet në Gazë kanë thënë se mbi 2.200 njerëz janë vrarë dhe një çerek i tyre janë fëmijë.
Prej sulmeve të Hamasit më 7 tetor, ushtria izraelite ka mbledhur mijëra trupa ushtarake në zonën kufitare.
“Ushtarët dhe batalionet e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit janë të angazhuara në këtë shtet dhe janë në gatishmëri për fazat e ardhshme të luftës, me fokus të veçantë në operacionet tokësore”, ka thënë ushtria përmes një deklarate.
Ushtria ka përmendur se operacioni do të zhvillohet edhe nga ajri dhe deti, por pa përmendur shumë hollësi.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka thënë pasditen e së shtunës se “faze e re po vjen”, pas është takuar me zyrtarë ushtarakë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka bërë thirrje të shtunën për mbrojtje të civilëve në Rripin e Gazës.