Giacobbe: E majta evropiane po distancohet nga Rama, e nxori fytyrën e vërtetë të politikave të tij

Tuesday, 12 December 2023 14:07

 

"Shqipëria ka një histori për emigracionin, Italia gjithashtu dhe kur vetë këto vende i trajtojnë emigrantët si numra dhe jo si qenie njerëzore, është e trishtë."

Një politikan i majtë italian, z. Federico Giacobbe, këshilltar bashkiak në komunën e Xhenovës, ka pasur rastin të vizitojë Shqipërinë kohët e fundit. Ai ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale nga udhëtimi i tij në Shqipëri, duke i dhënë shkas gazetarit Flavio Qarri të SYRI TV ta pyesë për përshtypjet me të cilat u largua nga vendi ynë dhe natyrisht, gatishmërinë që ka treguar kryeministri Edi Rama për ta ndihmuar kryeministren italiane me kampet e refugjatëve. 

 

Mirëpo, pavarësisht se i majtë njësoj si kryeministri shqiptar, z. Giacobbe shprehet i zhgënjyer nga politikat e z. Rama dhe gjykon se e majta evropiane në tërësi po distancohet prej tij për shkak të ndryshimit të kursit të politikave. 

Ndiqni në vijim, një pjesë nga intervista e z. Giacobbe në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV.

 
 

Federico Giacobbe: Shqipëria ka qenë protagoniste e lajmeve në Itali e megjithatë gjërat që kam dëgjuar nuk më kanë pëlqyer fare, sidomos për sa i takon historikut që kanë dy vendet tona për migrimin. Shqipëria ka një histori për emigracionin, Italia gjithashtu dhe kur vetë këto vende i trajtojnë emigrantët si numra dhe jo si qenie njerëzore, është e trishtë, veçanërisht kur nuk i trajton ata si njerëz, por si burime. Është folur edhe në Shqipëri, edhe në Itali për t’i trajtuar ata si burime njerëzore, si krah pune, si numra, si “skllevër” do të ishte finalja dhe është absolutisht e papranueshme, për të mos i lejuar këta njerëz që të ndërtojnë jetën atyre ashtu siç duan dhe aty ku duan mbi të gjitha.  Ky është thelbi: ata nuk duan dhe nuk e dinë që do të përfundojnë në Shqipëri! Sigurisht që znj. Meloni ka një axhendë ultranacionaliste dhe nuk është se është kjo rruga e duhur për Shqipërinë në Bashkimin Evropian e nuk do ta ndihmojë kurrsesi atë, megjithatë, përsa i takon refugjatëve janë çështje që i takojnë shekujve të shkuar, një kohe obskurantiste dhe është e pabesueshme që po e flasim këtë në 2023-shin.

Kafe Shqeto: Flasim për Ramën, se jeni të dy të majtë. Kush është Edi Rama për të majtën evropiane sot?

Federico Giacobbe:  Sigurisht, e majta evropiane po distancohet nga Rama, për shkak edhe ndryshimit të kursit të tij politik, madje tani po vlerësohet dhe po shihet me lupë  çdo linjë e tij politike për të parë në ndoshta tani e ka nxjerrë fytyrën e vërtetë të politikave të tij. Sigurisht, nuk mund të jetë kjo rruga e tij drejt një Shqipëriea evropiane dhe pjesë e një Evrope që është gjithëpërfshirëse dhe që të ofron mundësi të barabarta për të gjithë.

Kafe Shqeto: Gjatë viteve, z. Rama ia ka dalë të ndërtojë një imazh në Evropë si njeri i pakorruptuar, artist, basketbollist, i kemi dëgjuar të gjitha në ato artikujt e blerë, por për herë të parë pas kësaj marrëveshjeje, mediat italiane, duke e parë me lupë z. Rama, kanë filluar ta etiketojnë atë dhe si të korruptuar. Ka ndodhur ky ndryshim në imazh?

Federico Giacobbe: Mund të themi që z. Rama nuk është progresist dhe këtë e tregoi me sjelljet e fundit, ndërsa sa i takon imazhit të tij kemi të bëjmë thjesht me një procedurë për të cilën italianët janë shquar edhe në të shkuarën edhe në të tashmen. Ndaj nuk ka asgjë të re. Fjalët dhe propaganda të çojnë sigurisht deri në njëfarë pike, pastaj duhet ta provosh me fakte personazhin që ke krijuar dhe - me fakte - personazhi i krijuar nuk përputhet me mitin  e tij.

Kafe Shqeto: Çfarë mund të na thoni për shqiptarët në Xhenova ku shërbeni si këshilltar bashkiak?

Federico Giacobbe: Sigurisht që ka një numër të lartë të shqiptarëve që që jetojnë edhe në Xhenova, prandaj ka dhe fluturime direkt Xhenova-Tiranë, por po flasim për njerëz që kanë emigruar që në vitet ’90 , kemi të bëjmë me brezin e dytë të emigrantëve e as nuk diskutohet për emigrim: ata janë gati italianë në të gjitha efektet dhe patjetër që janë pjesë e strukturës shoqërore italiane, nuk janë më të veçuar as nuk bëhet fjalë e ndaj s’ka nevojë për projekte integrimi për ata. Janë  pjesë e strukturës italiane, shoqërore, ekonomike, të gjithçkaje. 

Kafe Shqeto: Por nuk janë pjesë e strukturës politike në shoqërinë italiane. Si i kanë punët me të? 

Ndiqni më mirë, intervistën e plotë të z. Federico Giacobbe në videon e Kafe Shqeto./ar.sh/SYRI.NET

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...