BILD
Armiku më i ashpër i Putinit, Alexei Navalny mesa duket ka vdekur.
Kritiku i njohur i Kremlinit vdiq në paraburgim, raporton agjencia shtetërore ruse Tass, duke cituar autoritetet e burgjeve të vendit.
Autoritetet e Kremlinit pretendojnë se Navalny u rrëzua të premten, ndërsa po ecte në koloninë penale në rajonin polar të Rusisë.
Dyshohet se janë bërë përpjekje për ta ringjallur, por më kot. Raportet e pakonfirmuara thonë se ai vdiq nga shpërthimi i një mpiksje të gjakut.
Zëdhënësja e Alexei Navalny-t, Kira Yarmysh tha se nuk ka ende një konfirmim për vdekjen e tij. Avokati i tijë shtë rrugës për në kampin-burg.
Navalny konsiderohej si kundërshtari më i madh i diktatorit rus, Vladimir Putin.
Navalny ishte në paraburgimin rus që nga viti 2021. Akuza ndaj tij: ekstremizëm.
Navalny klasifikohej ndërkombëtarisht si i burgosur politik.
Figura kryesore e opozitës, ishte ankuar edhe për tortura në paraburgim.
Ai i kishte shpëtuar për pak një atentati ndaj tij në vitin 2020, ku u përdor agjenti kimik i luftës Novichok.
Navalny kishte fajësuar Putinin dhe një skuadër speciale vrasësish të shërbimit sekret vendas FSB për këtë sulm.
Në të kaluarën ka pasur raportime të përsëritura për përkeqësimin e shëndetit të tij. Në janar të vitit 2023, 290 mjekë rusë shkruan një letër të hapur për shefin e Kremlinit, Vladimir Putin, ku theksonin se Navalny duhej trajtuar. “Kushtet e paraburgimit dhe pamja fizike e tij na shkaktojnë shqetësim të madh për jetën dhe shëndetin e tij,” thuhet në një deklaratë.
Mjekët kërkuan ndër të tjera që mjekët të lejohen të takohen me liderin e njohur të opozitës që t’i jepet fund keqtrajtimit të Alexei Navalnyt.