Denoncimi i Trump: Njerëzit po votojnë ilegalisht në zgjedhjet amerikane

Tuesday, 18 June 2024 20:30
 
 

Ish Presidenti Donald Trump, i cili pritet të jetë kandidat i Partisë Republikane në garën për Shtëpinë e Bardhë, thotë se njerëzit po votojnë ilegalisht në zgjedhjet amerikane, përfshirë emigrantët. Siç njofton korrespodentja e Zërit të Amerikës, Genia Dulot, qytetit Huntington Beach në Kaliforni, po ndërmerr hapa ligjorë për të vendosur rregulla për identifikimin e votuesve, çka bien ndesh me ligjet e votimeve në këtë shtet. Votimi i individëve që nuk janë qytetarë amerikanë është një çështje politike në këtë fushatë presidenciale.

Qyteti piktoresk Huntington Beach njihet për plazhin dhe aktivitetet sportive në det. Por në këtë vit zgjedhor, politikisht ai po bëhet i njohur për shkak të një urdhri në nivel lokal që kërkon paraqitjen e kartës së identitetit përpara hedhjes së votës. Kryebashkiakja Gracey Van Der Mark thotë se vendimi pasqyron shqetësimet e qytetarëve për integritetin e zgjedhjeve. 

 

“Pa dokumente identifikimi nuk mund të shkosh as te mjeku. Jetët tona diktohen nga ata që do të zgjedhim, sepse ata më pas bëjnë ligjet, ndaj ne duam të sigurohemi që integriteti i zgjedhjeve do të mbrohet”, shprehet zonja Van Der Mark

Votimi nga shtetas jo amerikanë është një çështje politike në këtë fushatë presidenciale. Javën e shkuar në Arizona, zoti Trumpi akuzoi Presidentin Biden se i lejoi emigrantët të kalonin kufirin meksikan për të votuar ilegalisht për të në nëntor.

“Dikush do duhet të na e shpjegojë se përse e lejuan të ndodhte një gjë e tillë. Mendoj se ka lidhje me votat”, tha zoti Trump.

Nuk ka asnjë provë se individët që nuk janë qytetarë amerikanë përbëjnë një numër të konsiderueshëm në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara.

Shumica e votuesve amerikanë konfirmojnë të dhënat personale kur regjistrohen për të votuar, por nuk u kërkohet të tregojnë dokumente identifikimi kur hedhin votën.

Anëtari i këshillit bashkiak, Dan Kalmick, e kundërshton detyrimin që votuesit të paraqesin letërnjoftimin dhe thotë se kjo pasqyron se qyteti i tij, Huntington Beach po bëhet më konservator.

“Detyrimi për të paraqitur letërnjoftimin është vetëm për ata që shkojnë për të votuar në qendra zgjedhore, por vetëm 15 për qind votuesve shkuan personalisht në qendrat e votimit në zgjedhjet e fundit. Çfarë problemi po përpiqemi të zgjidhim? Po përpiqemi të zgjidhim një problem për mijë njerëz që do të votojnë personalisht? Kjo thjesht dëshmon se është një veprim politik. Nuk ka realisht një problem dhe ne po përpiqemi ta zgjidhim”.

Kalifornia ka ligjet e veta të votimit dhe shteti ka ngritur padi ndaj qytetit Huntington Beach për vendimin, që sipas Prokurorit të Përgjithshëm Rob Bonta ndikon negativisht tek "votuesit me të ardhura të ulëta, votuesit me ngjyrë, votuesit e rinj dhe të moshuar dhe njerëzit me aftësi të kufizuara".

Charlie Zablah është një emigrant që ka hapur një restorant. Ai thotë se vendimi për të paraqitur letërnjofimin për të votuar nuk përbën diskriminim.

"Vetëm sepse je i varfër, nuk do të thotë që nuk mund të kesh apo nuk mund të marrësh një kartë identiteti”, thotë zoti Zablah.

“Oak View ComUNIDAD” është një organizatë jofitimprurëse që përpiqet të luftojë pabarazitë “sociale, kulturore, shëndetësore dhe ekonomike" në Huntington Beach.

Bashkëthemeluesi, Oscar Rodrigue, thotë se ligji do të frenojë pjesëmarrjen e votuesve në lagjet me të ardhura më të ulëta.

“Në këtë mënyrë po krijohet edhe më shumë paqartësi, në një kohë që tashmë ka pjesëmarrje të ulët në votime, ndoshta për shkak se individëve u duhet të kujdesen për fëmijët, sepse u duhet të bëjnë më shumë se një punë. Njerëzit nuk i besojnë sistemit. Dhe duke shtuar masat për identifikimit, krijohet edhe më shumë paqartësi dhe njerëzit mund të mos shkojnë për të votuar”, shprehezt zoti Rodrigue.

Drejtuesit e qytetit thonë se janë të gatshëm të vazhdojnë sfidën ligjore me shtetin lidhur me detyrimin për të paraqitur kartën e identintitetit për të votuar. Këto sfida ligjore do të bëjnë që çështja të zgjatet përtej zgjedhjeve të nëntorit, kohë kur në fuqi do të mbeten ligjet e shtetit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...