Miliarderi Elon Musk deklaroi se mbështet plotësisht kandidatin presidencial, Donald Trump. Reagimi i tij erdhi pas atentatit ndaj Trump në një tubim elektoral. Musk tha se i uron shërim të shpejtë. Sipas Musk, hera e fundit kur Amerika ka pasur një lider kaq të fortë ishte me presidentin Roosevelt, që udhëhoqi SHBA gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kujtojmë se Musk u bë donator i presidentit Trump dy ditë më parë.