Trump sulmon Harris dhe Walz: Synojnë ta kthejnë SHBA-në në një vend komunist

Premte, 09 August 2024 21:26
 

Donald Trump ka sulmuar sërish kandidaten për presidente të demokratëve, Kamala Harris dhe kandidatin e saj për zv. president, Tim Walz.

Fillimisht kandidati republikan për president tha se “nuk mund të ishte më i emocionuar” që zonja Harris, 59 vjeçe, kishte zgjedhur Tim Walz-in si kandidatin e saj për zëvendëspresident që sipas tij “i pëlqejnë shumë transgjinorët”

Të dhënat e Walz-it si guvernator i Minesotës janë vënë në qendër të vëmendjes që nga njoftimi, me republikanët që përmendin historinë e tij për çështjet transgjinore.

60-vjeçari nënshkroi një projektligj për bërjen e Minesotës si një “strehë trans-ësh”, si dhe një urdhër ekzekutiv vitin e kaluar duke e bërë shtetin ndër të parët që mbron qasjen në kujdesin shëndetësor që afirmon gjininë.

Trump, ka quajtur gjithashtu Harris dhe Walz një “dyshe radikale të së majtës”, dhe se synimi i tyre është të kthejnë Amerikën në një vend komunist.

“Kjo është një dyshe që do të donte që ky vend të bëhej komunist menjëherë, nëse jo më shpejt”Atij i pëlqejnë shumë transgjinorët. Çdo gjë që është transgjinore ai mendon se është e mrekullueshme.” tha Trump në emisionin e mëngjesit të Fox News Fox & Friends.

Modifikuar më Premte, 09 August 2024 21:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

Politikë

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

  Nga Basir Çollaku Sipas vendimit të Plenumit të Gjykatës së Lartë të vitit 1979... shkruhet në vendime sot.. Kapja e drejtësisë, indoktriminimi i saj ideologjik, kthimi pas në referenca të shkruara të...

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

Politikë

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

  Zaptimi i plazheve publike nga privatët, përmes ligjit që ua lejon këtë, ka shkaktuar çdo vit pakënaqësi për pushuesit. Raporti privat-publik sipas ligjit është 70 me 30, ku 70% e...