Hije spiunazhi në Greqi, arrestohen 4 turq në Rodos

Saturday, 10 August 2024 10:44
 
 

Katër shtetas turq janë vënë në pranga nga policia greke, pasi dyshohen për spiunazh. Mediat greke shkruajnë se katër turqit se punonin në një antenë telekomunikacioni pa lejen përkatëse.

“Katër turqit u lokalizuan, pas informacioneve të Ministrisë së Shëndetit Publik të Greqisë, në një antenë të vendosur mbi Klinikën Rajonale Shumëfunksionale të Lindos”, thuhet në artikull. 

Turqit pretendonin se ishin punësuar nga një kompani greke, por siç u konstatua nga autoritetet vendase, ata nuk kishin licencë nga Komisioni Kombëtar i Telekomunikacionit dhe Postave dhe as leje pune.

Të arrestuarit do të përballen me drejtësinë greke, ndërsa çështja është ende nën hetim

Login to post comments