Donald Trump ka premtuar se do të publikojë mijëra dokumente që lidhen me vrasjen e John F Kennedy.
Deklaratat e tij u bënë pasi Robert F Kennedy Jr, i njohur gjithashtu si RFK Jr, nipi i John F Kennedy u tërhoq nga gara presidenciale duke mbështetur Donald Trump.
Trump e lavdëroi atë për drejtimin e “një fushate të jashtëzakonshme”, por gjithashtu aludoi për dallimet e tyre: “Ne kemi qenë pak në anën e kundërt të ekuacionit”.
Kennedy, 70 vjeç, sugjeroi që nëse Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë, atij do t’i ofrohet një punë, por asnjë detaj nuk u tha gjatë tubimit.
Në vend të kësaj, Trump u zotua se, nëse zgjidhet President, ai do të krijojë “një komision të ri të pavarur presidencial për tentativat për vrasje”, i cili do të shqyrtojë edhe atentatin ndaj tij në Pensilvani më 13 korrik.
Ai shtoi se komisionit do t’i kërkohet gjithashtu të publikojë të gjitha dokumentet e mbetura të lidhura me vrasjen e xhaxhait të zotit Kennedy, Presidentit John F Kennedy , në vitin 1963.