Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në Tel Aviv të dielën mbrëma, ndërsa alarmi është ngritur në Rishon Lezion.
Hamasi mori përgjegjësinë për sulmin, ndërsa sipas informacionit të dhënë nga Forcat e Armatosura të Izraelit ( IDF ), raketa ra në një zonë të hapur në Rishon Le Zion, jashtë Tel Avivit.
Nga sulmi ka mbetur e plagosur një 26-vjeçare. Komanda e Frontit të Brendshëm tha se hera e fundit që një alarm u aktivizua në atë zonë ishte më 29 janar të këtij viti.