‘Drejtori i ri i CIA, mik i Kosovës’/ Shqetësohen mediat serbe: Tregoi simbolin e ‘Shqipërisë së madhe’

E mërkurë, 13 November 2024 21:22
 

Rikthimi i Donald Trump në pushtet, po shoqërohet me një ndjesi pasigurie në Kosovë, edhe për shkak të raporteve të ngrohta që pjesëtarët e administratës së parë të republikanit kishin me Serbinë. Por teksa 78-vjeçari formëson gradualisht kabinetin e ri, parashikimet për një qasje më pro Serbisë duket se po rrëzohen.

Trump, ka caktuar John Ratcliffen si drejtorin e ri të CIA-s, njeriun që njihet për mbështetjen e madhe që i ka dhënë çështjes së Kosovës. Ratcliffe shërbeu si drejtor i inteligjencës kombëtare në muajt e fundit të mandatit të parë të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, duke udhëhequr agjencitë amerikane të spiunazhit gjatë pandemisë COVID-19, teksa qeveria e SHBA-së luftonte “shërbimet e huaja” që po ndërhynin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Mediat në Kosovë, shkruajnë për lidhjet e forta të Ratcliffe me komunitetin shqiptar në SHBA dhe mbështetjen që i ka dhënë Pavarësisë së Kosovës dhe çështjes shqiptare në Ballkan.

Në vitin2016, Ratcliffe mori pjesë në Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare, ku mbajti edhe një fjalim, i organizuar nga rrjeti shqiptaro-amerikan. Qasja e tij pro shqiptare, përcillet me shqetësim në shtypin serb, me Novostin që pretendon se në biografinë e tij, Ratcliffe, mbështesë idetë ‘secesioniste’ të shqiptarëve, siç i quan. Media serbe, përmend një foto të hershme të zyrtarit, teksa tregon me duar ‘Shqiponjën dykrenare”, që sipas Novostit është simbol i Shqipërisë së madhe, duke bërë thirrje për shkatërrimin e sovranitetit dhe integritetin territorial të shteteve të rajonit. Zgjedhjen e Ratcliff tani duhet ta konfirmojë Senati, që gjithashtu kontrollohet nga republikanët.

Po ashtu Marco Rubio, ish-senatori i Floridas që Trump po mendon t’i japë postin e sekretarit të shtetit, njihet gjithashtu si mik dhe mbrojtës i kauzës së Kosovës.

Modifikuar më E mërkurë, 13 November 2024 21:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...